E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: “Vendi në krizë, qeveria të japë dorëheqjen”



Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Berisha. Sipas Gjinushit, qeveria e kryeministrit Berisha po injoron krizën globale duke varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët. Kreu i PSD-së tha se qeveria ka dështuar plotësisht në sfidat integruese dhe për këtë arsye ajo duhet të bëhet gati të largohet në qershor të këtij viti, pasi është ajo përgjegjësja që ne nuk mund të aplikojmë për vend kandidat për në BE. Sipas Gjinushit, kjo qeveri i ka mbushur ditët e saj dhe e majta është gati të marrë në dorë drejtimin e vendit.

24 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›