Rregullorja. Provimet e Lirimit, si do të bëhet vlerësimi i testeve
Përcaktohen vlerësuesit e jashtëm, që do të korrigjojnë provimet. Përjashtimi nga provimi dhe afatet për shpalljen e rezultateve
Jonida Tashi
Zbardhet rregullorja e plotë, e miratuar nga Ministria e Arsimit, për provimet e lirimit të klasave të nënta. Kjo rregullore përcakton rregullat e zhvillimit të provimeve të lirimit që zhvillohen në përfundim të arsimit 9-vjeçar, institucionet shtetërore dhe strukturat arsimore përgjegjëse për këtë proces. Dy provimet e lirimit, Gjuhë-Lexim dhe Matematikë, do të zhvillohen vetëm me shkrim. Në rregulloren e provimeve të lirimit janë përcaktuar masa të rrepta sigurie për zhvillimin e këtyre provimeve, duke filluar që nga procedurat e provimeve, administrimi e deri te përjashtimet. Përpos këtyre rregullave, një nga çështjet që i shqetëson më shumë nxënësit në provime, sidomos në ato finale, është procedura e vlerësimit të testeve.
Procedura e vlerësimit
Rregullorja e provimeve të lirimit 2009 përcakton të gjitha detajet se si do të vlerësohen nxënësit në provimet e lirimit. Kështu, sipas kësaj rregulloreje, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA). Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Çdo përgjigje e plotë, e saktë ose e pjesshme, e dhënë nga nxënësi për çdo kërkesë, do të vlerësohet me pikë, sipas skemës së vlerësimit. Për këtë, AVA, bashkë me testet për çdo provim lirimi, do t’i dërgojë çdo komisioni të provimeve të lirimit (KPL) të drejtorive arsimore rajonale (DAR) ose zyrave arsimore (ZA), skemën e vlerësimit të testit dhe skemën e konvertimit të pikëve në nota. Ndërsa KPL-ja e DAR/ZA-së, pas çdo provimi lirimi, do të dërgojë skemën e vlerësimit në Komisionin Shkollor të Provimeve të Lirimit (KSHPL), të cilët e afishojnë dhe informojnë çdo nxënës për të.
Vlerësuesit e jashtëm
Ashtu siç ishte parashikuar nga institucionet përgjegjëse për provimet e lirimit, testet e këtyre provimeve do të korrigjohen nga vlerësues të jashtëm. Sipas rregullores së provimeve të lirimit, vlerësues i jashtëm është çdo mësues i shkollës 9-vjeçare, ose specialist me përvojë në mësimdhënie në lëndën që zhvillohet provimi. Vlerësuesit e jashtëm dhe kryetarët e tyre do të emërohen nga Komisioni i Provimit të Lirimit. Ndërsa numri i tyre do të jetë në varësi të numrit të testeve që do të vlerësojnë dhe kohës së shpalljes së rezultateve të vlerësimit. Në fund të korrigjimit të provimit, çdo vlerësues duhet firmosë në çdo test që vlerëson. Vlerësimi i testeve do të realizohet në mjediset që do të caktohen nga DAR/ZA, në kushte të përshtatshme dhe të sigurta. Ashtu si edhe në provimet e Maturës, çdo test do të vlerësohet nga dy vlerësues. Ndërsa për rastet kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës do të caktojë një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është përfundimtar. Gjithashtu, DAR/ZA-të do të ngrenë grupe monitoruesish të vlerësimit të testeve sipas lëndëve, të cilët, në mënyrë të rastësishme monitorojnë testet e vlerësuara. Këto grupe gjithashtu do të shqyrtojnë rast për rast të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve. Përveç kësaj, procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga përfaqësues i MASH-it. Ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet jo më shumë se 15 ditë pas çdo provimi lirimi.
Përjashtimi nga provimi
Nxënësi, që gjatë zhvillimit të provimit merr ose jep kopje, jo vetëm do të përjashtohet
nga provimi, por ai humbet edhe të drejtën e dhënies së provimit për atë vit shkollor. Sekretimi i provimeve do të kryhet nga administratorët e sekretimit që kryejnë vetëm procesin e sekretimit. Sekretimi i testeve do të nisë menjëherë pasi ka filluar procesi i zhvillimit të provimit. Procesi i sekretimit të testeve do të realizohet nga administratori i sekretimit dhe përgjegjësi i administrimit të provimit. Administratori i sekretimit dhe përgjegjësi i administrimit të provimit kalon nëpër çdo nxënës dhe vendos përsipër testit të nxënësit fletë ngjitëse me të njëjtin numër rendor që i korrespondon nxënësit në bazë të listës së përgjithshme të regjistrimit. Numri i sekretimit hapet nga KPL-ja vetëm pasi të ketë përfunduar vlerësimi dhe plotësimi i dokumentit zyrtar, ku përmbahen pikët për çdo numër rendor korrespondues. Me këtë proces, çdo nxënësi i akordohen pikët përkatëse, që konvertohen në nota sipas skemës së dërguar nga AVA. Rezultatet e çdo nxënësi i komunikohen zyrtarisht nga KPL-ja shkollës ku ka vazhduar nxënësi, e cila e pajis nxënësin kalues me Dëftesën e Lirimit.
Dy komisionet e provimeve të lirimit
Komisioni i Provimeve të Lirimit (KPL)
Për zhvillimin normal të provimeve të lirimit ngrihen këto komisione të përkohshme:
Komisioni i Provimeve të Lirimit i DAR/ZA-së (KPL-ja e DAR/ZA).
Komisioni Shkollor i Provimeve të Lirimit (KSHPL)
Komisioni i Provimeve të Lirimit pranë DAR/ZA-së ngrihet deri më 15 mars 2009 dhe përbëhet nga pesë anëtarë. Kryetar i Komisionit është drejtori i DAR/ZA-së dhe anëtarë të tjerë janë specialistë të këtyre institucioneve.
KPL-ja pranë DAR/ZA-së kryen këto detyra:
Miraton përbërjen e Komisionit Shkollor të Provimeve të Lirimit (KSHPL).
Koordinon veprimet ndërmjet MASH-it, AVA-s dhe KSHPL-së.
Pajis KSHPL-në me dokumentacionin përgatitor për zhvillimin e provimeve, të miratuar nga MASH-i dhe AVA.
Trajnon anëtarët e KSHPL-ve, sipas detyrave të ngarkuara.
Miraton listën e vlerësuesve të jashtëm të testeve dhe listën e administratorëve të provimeve të lirimit në DAR/ZA.
Organizon dhe realizon trajnimin e vlerësuesve të jashtëm dhe administratorëve, sipas udhëzuesve të dërguar nga AVA.
Dorëzon në afat nga AVA në KSHPL dhe anasjelltas, çdo material të provimeve të lirimit, në përputhje me rregulloren.
Krijon bazën e të dhënave, të ardhura nga shkollat, për plotësimin e dokumentacionit përkatës. Në veçanti harton, mbi bazën e të dhënave, listën e regjistrimit (LR) të të gjithë nxënësve të territorit të saj që do të futen në provime, ku secili nxënës duhet të ketë një numër rendor, të përcaktuar e të vetëm.
Mbi bazën e kësaj liste, për çdo mjedis/sallë provimi, KPL-ja përcakton listën e nxënësve që do ta japin provimin aty, shoqëruar me numrat e tyre në listën e regjistrimit dhe kjo listë i jepet përgjegjësit të administrimit të provimit, në momentin kur i dorëzohet kutia me materialet e provimit.
Evidenton dhe cakton mjediset ku zhvillohen provimet e lirimit.
Harton listën e përgjegjësve të administrimit, të administratorëve të provimit e të sekretimit të provimeve të lirimit.
Organizon në mjediset e saj shortin për shpërndarjen në çdo mjedis të provimeve, të çdo përgjegjësi të administrimit të provimeve, të çdo administratori të provimeve dhe sekretimit.
Shqyrton dhe vendos për shkeljen e çdo rregulli të administrimit të provimeve, bazuar në informacionin me shkrim të dërguar nga përgjegjësi i administrimit të provimit.
KPL-ja organizon vlerësimin e jashtëm të testeve në një mjedis të përshtatshëm që emërtohet “Qendra e Vlerësimit të Testeve (QVT) e DAR/ZA” dhe sipas skemave të vlerësimit të dërguara nga AVA.
Pas vlerësimit të jashtëm të testeve, përfundimet informatizohen nga zyra e statistikës pranë DAR/ZA-së përkatëse, sipas udhëzimeve të dërguara nga AVA dhe dërgohen zyrtarisht dhe në formë elektronike në AVA, për studime që lidhen me mësimdhënien e nxënien, jo më vonë se 30 ditë nga data e zhvillimit të provimit.
KPL-ja pranë DAR-së dhe ZA-së kryen edhe detyra të tjera që dalin në zbatim të rregullores, si dhe udhëzimeve të tjera të dala nga MASH-i dhe AVA.

Komisioni Shkollor i Provimeve të Lirimit ngrihet deri më 20 mars 2009 dhe përbëhet nga 3-5 anëtarë, në varësi të numrit të nxënësve të klasës së nëntë të çdo shkolle.
Kryetari i këtij komisioni është drejtori i shkollës. Anëtarët e tjerë janë mësues të shkollës. Në këtë komision përfshihet edhe një nga zëvendësdrejtorët e shkollës, nëse ka të tillë.
Komisioni Shkollor i Provimeve të Lirimit kryen këto detyra:
Afishon në mjediset e shkollës të gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e provimeve.
Shpall listën e mjediseve ku do të zhvillohen provimet; informon me shkrim çon nxënës për mjedisin ku do të zhvillohen provimet.
Organizon dhe rregullon mjediset/sallat e provimeve pesë ditë përpara datës së çdo provimi lirimi.
Informon KPL-në në DAR/ZA për numrin e individëve që nevojiten për administrimin dhe sekretimin e provimeve, në përputhje me mjediset e caktuara nga KPL-ja e DAR/ZA-së.
Plotëson dhe jep Dëftesën e Lirimit.
KSHPL-ja kryen edhe detyra të tjera që dalin gjatë zbatimit të rregullores si edhe prej udhëzimeve të tjera të dala nga MASH-i ose AVA.
24 Shkurt 2009