E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Votuesit të zhgënjyer nga mandatet

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi u tregua i ashpër me qeverinë dhe politikat e saj gjatë një takimi që zhvilloi me social demokratët e Elbasanit. Gjinushi, gjatë këtij takimi nuk harroi të shigjetojë edhe forca të tjera brenda së majtës, për atë që ai e quajti keqpërdorim të mandateve. Më të zhgënjyer nga lojërat e mandateve janë pikërisht votuesit e Elbasanit, të cilët votuan agraret apo LSI-në dhe vota e tyre shkoi dëm. Berisha i është rikthyer politikave të viteve 96-97, theksoi shefi i PSD-së. Sipas kreut të social demokrateve, në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të dalë forcë e tretë në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›