E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Zgjedhjet duhet te sjellin ndryshim qeverie

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, gjate nje takimi te zhvilluar dje me strukturat e partise se tij ne Kukes, theksoi se bashkimi i te majtes, ku PSD ben pjese, do te sjelle ndryshimin qe i duhet vendit dhe cdo vote per PSD eshte vote per te majten, eshte vote per fitoren e perbashket. "Ne vleresojme se zgjedhjet duhet te sjellin nje ndryshim, ne vleresojme se kjo qeveri e ka mbaruar misionin e saj, ne vleresojme qe kjo qeveri nuk ka te drejte te rikerkoje voten e shqiptareve ne zgjedhjet e qershorit; ne vleresojme se e majta e meriton voten e shumices se shqiptareve", u shpreh Gjinushi. Sipas tij, partia qe ai drejton vlereson se e majta e ka kete vizion, e ka kete detyre dhe keto aftesi se bashku me PS dhe partite e tjera aleate, t'i japin vendit nje qeverisje me te mire dhe qe Shqiperia te integrohet ne BE me dinjitet. Ai paralajmeroi se rikthimi i Berishes do te ishte rikthim mbrapa, se aftesite e tij qeverisese, Berisha i ka treguar qe ne '92-'97, prandaj s'mund te ofroje asgje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›