E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: Menaxhimi i zgjedhjeve nga Berisha, risjell kopjen e '96

"Ne duhet te bejme ndryshimin politik, qe shqiptaret e kerkojne me shumice". Kjo eshte deklarata e bere dje nga kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjate pjesemarrjes ne konferencen e deges se partise ne tij ne Lushnje. "Tashme kemi nje qeverisje te vertetuar publikisht qe eshte e deshtuar. Tashme kemi nje qeveri e cila ka deshmuar publikisht se eshte e korruptuar, kemi nje qeverisje qe eshte e paafte", u tha ai te pranishmeve. Sipas Milos, tashme eshte vertetuar se kemi nje qeveri dhe nje kryeminister qe eshte i pazoti, qe eshte demagog, qe eshte mashtrues. Lideri i PDS theksoi se keto zgjedhje, po t'i lene ne doren e mazhorances dhe te kryeministrit shqiptar qe t'i organizoje dhe administroje, shpreh sigurine se qe do te prodhoje Gerdec te tjere politike, si ai i vitit te kaluar. "Nese i lejojme zotit Berisha, qe te administroje te gjithe procesin deri ne fund, atehere te jemi te sigurt se do te kemi nje kopje te zgjedhjeve te manipuluara, si ato te vitit 1996", nenvizoi Milo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›