E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Zgjedhjet janë një kusht për integrimin

Në kuadër të riorganizimit të strukturave për zgjedhjet e përgjithshme, PSD-ja zhvilloi dje konferencën e radhës në Njësinë Nr. 2 në Tiranë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka qenë në fokus të fjalës së kreut të PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili theksoi se "fakti që Shqipëria bëhet anëtare e NATO-s është një arritje e madhe, sepse realizohet një prej dëshirave dhe ambicieve të të gjithë popullit shqiptar dhe politikës, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE". Sipas Gjinushit, zgjedhjet janë kusht për rrugën integruese të vendit. Por, kontrasti që ne përjetojmë është ky, u shpreh Gjinushi, që jemi i vetmi vend, që edhe në momentin e anëtarësimit në NATO vazhdojnë të na vihen kushte për integrimin e mëtejshëm në BE. "Ne i përgjigjemi pikërisht shumicës, PD-së, vetë atij që quhet Kryeministër, se nuk është opozita që është kritike, por është komuniteti ndërkombëtar, janë pikërisht partnerët tanë ndërkombëtarë, janë pikërisht ato qeveri, ata faktorë që mundësojnë këtë anëtarësim", u shpreh Gjinushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›