E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Berisha, taksë që shqiptarët të mos votojnë

Lëvizja G99 zhvilloi dje një tur takimesh, kryesisht me të rinj të Qarkut të Beratit, ku kërkoi prej tyre, por edhe nga më të moshuarit, që të bëhen pjesë e ndryshimit më 28 qershor, përmes pjesëmarrjes aktive në një fushatë pozitive. Erion Veliaj nënvizoi faktin se e drejta e votës garantohet nga Kushtetuta dhe për këtë arsye nuk duhet diskriminuar askush e nuk duhet penguar askush që të jetë pjesë e këtij procesi. Madje, pjesë e këtij procesi duhet të ishin edhe emigrantët, sipas një projekti të propozuar nga G99. "Por, Sali Berisha", vërejti Veliaj, "jo vetëm që nuk i la emigrantët të votojnë, por edhe familjarëve të tyre në Shqipëri u ka vënë një taksë prej 10 eurosh për votën". Duke e quajtur për herë të parë çmimin e papërballueshëm të kartave, një taksë për votën, të ngjashme me taksën që aplikohej në SHBA në vitet ‘60 e më parë, për të penguar që të varfrit dhe njerëzit me ngjyrë të votonin, G99 e konsideroi këtë taksë si një turp.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›