Gjinushi, aleati më i ngushtë i Ramës
Ndër të gjithë aleatët e Partisë Socialiste, ndonëse e akuzoj PS për vjedhje vote dhe kërkoi largimin e Ramës, Partia Socialdemokrate mbetet aleatja më e ngushtë e Ramës. Gjinushi, pasi humbi çdo shpresë për tu bërë deputet, ishte i pari që përkrahu dhe nxitit Ramën në protesta, ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin në shesh kundër qeverisë. Sipas Gjinushit pazari Meta-Berisha mbështetet vetëm në mashtrimin popullor, mbi votën e manipuluar dhe nuk
mbështetet mbi votën e lirë të qytetareve, votë e lireë e cila do lexohet përfundimisht dhe tërësisht qartë vetëm pas hapjes së kutive të votimit. Duke motivuar Ramën, Gjinushi ka deklaruar se kryeministri Berisha nuk do të mund të arrijë të ndalë dhe të pengojë protestat popullore, duke shtuar se Berisha po sillet në mënyrë të turpshme dhe si frikacak. Ne betejën e kemi fituar dhe jam i bindur se do të ketë një reagim krejt tjetër nga ndërkombëtarët të cilët edhe së fundi i janë drejtuar atij për zgjidhje. Në këto kushte Shqipërisë i duhet një zgjidhje politike për shumë arsye. Kurrkush s'mund të mendojë më që qeveria është mbi votë, kurrkush s'mund të mendojë më që kjo qeveri mund të luftojë korrupsionin aq më shumë kur s'ka as numrin formal prej 84 votash. Të gjitha këto çojnë në detyrimin për një qeverisje me bazë të gjerë, në një kohë që qeveria Berisha po bëhet gjithnjë e më shumë me një bazë të ngushtë, ka deklaruar Gjinushi.