Reformatorët: Ne do hyjmë në Kuvend
Pesë deputetët e mendimit ndryshe kanë deklaruar se nëse Rama do të vijojë bojkotin e Kuvendit edhe gjatë fillimit të 2010, nuk do ti binden më vendimit të shumicës, por do të thyejnë bojkotin. Vetëm disa ditë më parë, Marko Bello dhe Kastriot Islami, kanë deklaruar se nuk do të djegin mandatet e tyre për tekat e kryetarit të radhës, në kur janë të gjitha mundësitë që opozita ti ushtroje funksionet e saj aty ku e ka votuar populli. Nuk dua të kemi një
histeri kolektive. Shpresoj që PS të gjejë arsyen për tu kthyer në parlament. Unë personalisht do të kthehem në parlament. Unë e kam thënë dhe e përsëris që nuk kam ndërmend të djeg mandatin të cilin ma kanë dhënë qytetarët shqiptarë, është shprehur Bello. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Islami, i cili ka deklaruar se do të thyejë bojkotin nëse në parlament mund të ketë çështje për integrimin dhe vota e tij është e rëndësishme.