E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Qeveria e paaftë për të përballuar fluksin e emigrantëve

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se është e paaftë për të përballuar fluksin e emigrantëve gjatë pushimeve të fundvitit. Deputetja e PS, Mimi Kodheli, u shpreh dje se qeveria i trajton emigrantët si fenomene natyrore dhe je si situata normale dhe të parashikuara. Kjo qeveri, e cila duhet tu jetë mirënjohëse të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë, të cilët me kontributin e tyre mbajnë në këmbë ende ekonominë e brishtë të Shqipërisë,

duhet që të paktën një herë në vit, kur ata kanë nevojë për asistencën e qeverisë së tyre, të jetë e aftë ta bëjë këtë. Është i disati vit që emigrantët i kalojnë pushimet jo me të afërmit e tyre, por në radhë të gjata e kilometrike. Radhë në kufij, por ajo çka është më e papranueshme tashmë, janë dhe radhët e gjata në zyrat e aplikimit për pasaportat biometrike, theksoi Kodheli. Sipas saj, edhe gjatë verës e njëjta situatë, radhët po ashtu ishin të gjata, emigrantët tanë përsëri kaluan ditë e javë për të marrë një dokument dhe më pas në radhë kilometrike për tu larguar nga vendi. Partia Socialiste denoncon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie, por edhe mungesën e vullnetit të saj për ti paraprirë situatave të cilat nuk janë fenomene natyrore, por normalisht të pritshme e të njohura. Qeveritarët të lënë shfaqjet televizive e tju mundësojnë shqiptarëve që duan të pajisen me pasaporta biometrike kushtet minimale dhe mos i sorollatin në radhë të pafundme vetëm e vetëm se nuk mendojnë për ta, përfundoi Kodheli.

Last Updated on E Marte, 05 Janar 2010 23:32

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›