Rama i frikësuar nga rrjedhja e deputetëve, kërkon shtrëngimin e radhëve rreth tij
Kreu i Partisë Socialiste nuk argumenton ligjërisht sesi mund të mos digjen mandatet e deputetëve Për Partinë Socialiste, edhe fillimi i vitit 2010 duket se do jetë një zgjatim i vitit 2009 për sa i përket politikës së saj dhe shurdhërisë ndaj thirrjeve të ndërkombëtarëve. Ndryshe nga çfarë u parashikua, opozita edhe këtë fillim vitit do ta nisë me protesta dhe bojkot të Parlamentit, strategji kjo e shpikur dhe e udhëhequr nga Edi Rama për dy arsye. Por tu larë moralisht para elektoratit nga humbja kobzezë dhe për të siguruar dhe sunduar edhe një herë PS.
Nisur nga kjo Rama ka shprehur edhe një herë vetësigurinë se mandatet nuk digjen, duke dëshmuar një frikë të madhe nga rrjedhja e deputetëve. Me deklarata të tilla Rama kërkon edhe një herë të shtrëngojë përkrahësit e tij në këto momente krize, ku nuk është në gjendje as të vijojë protesta dhe as të çojë deputetët në Kuvend. Nga i gjithë grupi i deputetëve të PS, deri më tani vetëm 5 deputetë kanë deklaruar hapur se do ta braktisin marrëzinë e Ramës, duke i dhënë fund bojkotit të Kuvendit. Por mendohet se këtij grupi do ti bashkohen edhe deputetë të tjerë. Ndërsa vetë kryesocialisti Rama ka deklaruar edhe një herë se pa u hapur kutitë e votimit opozita nuk hyn në Parlament, pavarësisht nëse digjen apo jo mandatet. Rama i ka ngushëlluar edhe një herë deputetët se qeveria nuk ka forcë për ta zbatuar Kushtetutën për sa i përket djegies së mandateve. Deklaratat e Kryeparlamentares Topalli dhe të Kryeministrit Berisha se do të zbatohet Kushtetuta nëse deputetët e PS, të cilat janë mandatuar nga KQZ, nuk do të vijnë në Kuvend deri në fillim të marsit, Rama i ka quajtur një tymnajë mediatike. Sipas tij, për mandatet nuk vendos Kushtetuta, por populli, pra deputeti bën çfarë të doje me mandatin e tij për katër vite rresht. E gjithë kjo thashethemnajë mediatike për djegie e mosdjegie mandatesh është e kotë, pjesë e diversionit ndaj grupit tonë parlamentar. I cili në këtë periudhë është hasur me gjithfarë përpjekjesh të shëmtuara, që nga ofertat astronomike financiare për të joshur deputetë të caktuar, deri tek përpjekjet për të nxitur një frymë përçarëse e shkurajuese brenda grupit nga rrugë e drejtime të ndryshme. E vërteta është se për asnjë çast, qysh nga sekonda e parë e marrjes së vendimit për të kushtëzuar hyrjen në parlament, djegia e mandateve nuk ka qenë opsion. Ne nuk kemi më shumë mandate se çna ka dhënë populli në 28 qershor, po disa më pak. Çdo mandat i yni është mandat i popullit dhe as digjet, as transferohet, siç padyshim ëndërron Sali Berisha pasi ka dështuar në përpjekjet për ta relativizuar fuqinë e grupit socialist, është shprehur Rama. Me këtë vetësiguri Rama ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë protestat për hapjen e kutive apo për largimin e qeverisë. Mungesa e argumenteve Ndërsa po udhëzon deputetët e PS në një rrugë të gabuar duke i siguruar se nuk do tu digjen mandatet, Rama nuk jep asnjë argument se ku bazohet ai se nuk digjen këto mandate. Në argumentet e tij, Rama thotë se mandatet nuk digjen vetëm se dëshiron ai të mos ndodhë një gjë e tillë, duke e dhunuar tërësisht Kushtetutën. Sipas Kodit Zgjedhor, por edhe sipas Kushtetutës, deputeti që fiton mandatin duhet ta ushtrojë atë në Kuvend si dhe të bëjë betimit, për ndryshe ligji ka përcaktuar disa sanksione, të cilat nuk marrin parasysh gjendjet emocionale të disa individëve. Pra, Kushtetuta nuk thotë se deputeti mund të bëjë çtë dojë me mandatin e tij, por ajo parashikon djegien e mandatit kur deputeti mund më shuam së 6 muaj pa arsye në Kuvend. Zëvendësimi Kryeministri Berisha ka garantuar edhe një herë se nëse brenda 6 muajsh opozita nuk kthehet në Parlament, maxhoranca është e vendosur të zbatojë Kushtetutën, pra të zëvendësojë një për një deputetët e saj me emrat pas ardhës në listat shumëemrore. Unë të garantoj që vendet nuk do të mbeten bosh, por të garantoj se zbatimi i Kushtetutës është një detyrim që bëhet me keqardhje, por është detyrim. Nuk kam asnjë dëshirë. Zoti Rama të vijë. Është shumë e qartë, shumë e prerë dhe është pika e parë kur deputeti humbet mandatin. Rregullorja e Parlamentit e cila në vetvete është kushtetuta e Parlamentit ajo përcakton 6 muaj mungesë për t'u paraqitur dhe në këtë rast në opsionin më posibilist, është pranuar ky variant i dytë për t'u llogaritur, ka theksuar Berisha.
Neni 71 i Kushtetutës
1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:a) kur ai nuk bën betimin;b) kur heq dorë nga mandati;c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
Thirrjet për dialog
Maxhoranca nuk ka nguruar që ti bëjë thirrje çdo ditë opozitës për dialog politik në funksion të realizimit të reformave politike, por ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog mbi vendimin e gjykatave. Edhe LSI i ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme PS për dialog si dhe për të dhënë kontributin e saj në procesin e plotësimit të pyetësorit. Gjithashtu edhe Presidenti Topi i ka këshilluar të dyja partitë e mëdha për bashkëpunim. Megjithatë, presioni më i madhe për dialog ka ardhur nga faktori ndërkombëtar. Diplomacia e huaj jo vetëm janë pozicionuar qartë kundër bojkotit, por kanë hedhur alarmin kjo situatë do të ndikojë negativisht në sfidat integruese në BE.
Last Updated on E Marte, 05 Janar 2010 23:25