E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizmi i vizave dhe integrimi në BE, sfidat kryesore të qeverisë për vitin 2010

Shëndetësia, punësimi, lufta ndaj kriminalitetit prioritetet e qeverisë për vitin e ri Viti 2010 do të jetë viti i Shqipërisë Evropiane dhe premtimeve të mbajtura. Ky ka qenë premtimi i kryeministrit Berisha në fund të vitit 2009 gjatë shpalosjes së arritjeve të qeverisë së tij për vitin që lamë pas. Viti i ardhshëm do të jetë viti i sukseseve të mëdha, të regjistruara, viti tjetër do ta tejkalojë 2010-ën, dhe në këtë mënyrë 2013 do ta gjejë qeverinë time si qeveri të premtimeve të mbajtura, si qeveria e  cila ka ndërtuar Shqipërinë Evropiane,

është shprehur kryeministri Berisha. Prioritet i maxhorancës qeverisëse për këtë vit që sapo ka nisur me siguri që është integrimi në Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave. Premtimi i qeverisë gjatë fushatës elektorale ka qenë liberalizimi i vizave për shqiptarët gjatë vitit të parë të këtij mandati. Pritet që kjo ëndërr e të gjithë shqiptarëve të bëhet realitet në fund të korrikut, sipas premtimeve të qeverisë dhe mbështetjes së treguar ehe nga vetë faktori ndërkombëtar. Premtimi im më solemn, më kryesor, gjatë fushatës elektorale ka qenë vendimi për heqjen e vizave të qytetarëve shqiptarë nga BE, brenda vitit të parë të këtij mandati, është shprehur kreu i qeverisë Berisha. Mbërritja e Pyetësorit të Komisionit Evropian gjatë dhjetorit të viti 2009 do të angazhojë qeverinë deri në muajin mars, e cila do të merret me përgjigjet e këtij pyetësori. Janë 2280 pyetje që presin përgjigjen e qeverisë shqiptare dhe këto pyetje do të jen një skaner i arritjeve të Shqipërisë dhe një test për të provuar nëse e meritojmë ose jo anëtarësinë në Bashkimin Evropian. Këshilli Evropian i dorëzoi qeverisë shqiptare pyetësorin me 2280 pyetje, në besimin më të mirë se kjo qeveri kishte të gjithë vullnetin, kapacitetet  dhe mundësinë për tu dhënë përgjigjen më të përshtatshme, më të vërtetë këtyre pyetjeve. Qeveria shqiptare e merr këtë zhvillim si një besim shumë të madh, por edhe si një përgjegjësi më të madhe që BE u ka besuar autoriteteve shqiptare deri më sot, ka deklaruar kryeministri i vendit. Për këtë proces kanë filluar parapërgatitjet, janë angazhuar420 punonjës të shërbimit civil dhe shumë grupe të tjera, të cilët do të angazhohen në përgjigjet më të mira të mundshme dhe më dinjitoze. Po ashtu janë angazhuar edhe përkthyesit më të mirë dhe të gjitha ministritë e linjës do të punojnë jashtë orarit për këtë pyetësor. Parapërgatitjet intensive janë bërë. Janë rreth 420 punonjës të shërbimit civil dhe shumë grupe të tjera, të cilët do të angazhohen në përgjigjet më të mira të mundshme dhe më dinjitoze. Unë kam besim se ky proces do të jetë shumë serioz, por do të jetë një proces që gjithashtu do të shtyjë shumë përpara procesin e integrimit, ka theksuar kryetari i qeverisë. Investimet  Buxheti i vitit 2010 parashikon investime të mëdha infrastrukturore. Kështu gjatë vitit që sapo kemi nisur pritet të ndërtohet boshti i Jugut, rruga e Arbrit, tuneli i Elbasanit dhe akse të tjera të mëdha rrugore të Shqipërisë. Buxhet i vitit 2010 do të japë një përgjigje më të shkëlqyer të gjitha projekteve më të mëdha infrastrukturore të vendit, boshtit të Jugut, rrugës së Arbrit, tunelit të Elbasanit dhe akseve të mëdha rrugore të Shqipërisë, ka deklaruar kryeministri Berisha.  ReformatReforma e pronësisë përbën një prioritet të qeverisë shqiptare për vitin që sapo kemi nisur, në një kohë që kjo çështje ka një prioritet të veçantë ehe në pyetësorin e Këshillit Evropian. Zgjidhja e çështjes së pronave është një nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për të qenë anëtar të tij. Nga 1 janari në tregun e legalizimeve do të përdoren letrat me vlerë. Poseduesit e këtyre ndërtimeve do të mund të paguajnë truallin dhe sipërfaqen me letrat me vlerë, në 80 për qind të saj. Reforma e pronësisë është një premtim tjetër madh i qeverisë sime. Ai i përdorimit të letrave me vlerë në tregun e legalizimeve, nga 1 janari i këtij viti bëhet realitet. Poseduesit e këtyre ndërtimeve do të mund të paguajnë truallin dhe sipërfaqen me letrat me vlerë, në 80 për qind të saj, ka deklaruar kryeministri Berisha. Po ashtu detyrimi për borgjezinë e re për të paguar truallin e vilave të marrë në fshatrat turistike, së bashku me kompanitë me vlerën e tregut do të ndjeshëm fondin për kompensimin e pronarëve. Mendoj se ky vendim do të shtojë ndjeshëm fondin për kompensimin e pronarëve, është shprehur kryetari i qeverisë Berisha. Denisa PLAKA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›