E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi në Elbasan: “PSD-ja do të dalë forca e tretë në zgjedhje”



Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi, parashikon se PSD-ja do të rezultojë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, forca e tretë më e madhe politike në vend. Këtë deklaratë, Gjinushi e ka bërë gjatë një takimi me strukturat e PSD-së në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, Gjinushi akuzoi qeverinë si shkaktare të krizës së thellë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që shprehu bindjen për fitoren e madhe të koalicionit të Partisë Socialiste, në të cilin do të bëjë pjesë edhe Partia Social-Demokrate. “Kriza ekonomike dhe varfëria kanë shpërthyer në vend dhe shkaktare për këtë është korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë ‘Berisha’. Por kjo gjendje do të ndryshojë shumë shpejt, pas fitores që do të arrijë koalicioni i majtë”, - tha Gjinushi.

2 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›