E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi s’takon ODIHR-in, dërgon Diana Çulin në këmbë të vet

Skënder Gjinushi, kreu i PSD-ës ka bojkotuar dje takimin e partive të opozitës, me përfaqësuesit e ODIHR-it në Shqipëri. Në takimin e ODIHR-it, me partitë opozitare, ndërsa merrte pjesë Ilir Meta, kreu i LSI-së, Petro Koçi, kreu i PSV ’91, partia e Gjinushit, PSD-ja, përfaqësohej nga deputetja Dian Çuli. Burime brenda PSD-së, bëjnë të ditur se shkak i kësaj sjellje indiferente të Skënder Gjinushit, është zemërimi i tij ndaj Edi Ramës, për shkakun e thjeshtë dhe banal, se Rama, po tregon një afrimitet më të madh ndaj Erjon Veliajt, se sa ndaj Skënder Gjinushit. Duke e ndjerë këtë aneksim, Gjinushi ka zgjedhur në shenjë hakmarrje, të shmanget nga daljet apo mbështetjet publike për Edi Ramën, duke e lënë kreun e PS-ës të vetëm të përballet në betejën e tij të imagjinuar për standardet zgjedhore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›