“Jo lojëra për të monopolizuar spektrin katolik”
Kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikollë Lesi reagoi dje për debatin e fundit mes Konferencës Ipeshkvnore dhe Partisë Demokristiane. “Në lidhje me akuzat e këtyre ditëve nga segmente të politikës kundrejt Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare deklaroj se Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK), e cila përmbledh në gjirin e saj demokristianët e vërtetë e që kontribuojnë në udhën e duhur drejt Brukselit mbështet qëndrimin e Konferencës Ipeshkvnore për paanësinë e saj dhe për përfaqësimin politik të katolikeve. Sipas tij: “Çdo lojë e kujtdo partie të madhe apo të vogël, e cila kërkon të monopolizojë spektrin katolik shqiptar është një veprim i gabuar dhe natyrisht i dënueshëm edhe nga Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare, të cilën duhet ta falënderojmë për qëndrimet e saj të shkëlqyera”.