E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiri i "Gjeneralit", detyrim paraqitjeje për biznesmenin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masa të reja sigurie për personat e akuzuar për mbivendosjen e pronave në vendin e quajtur plazhi i "Gjeneralit", në Golem të Kavajës. Burime nga gjykata thanë se biznesmeni që dyshohet se ka përfituar pronë në Kavajë është lënë me masën "detyrim paraqitjeje". Të njëjtat burime thanë se, biznesmeni Xhillari ka lënë një garanci pasurore prej dhjetë milionë lekësh, me qëllim që gjykata të jepte këtë masë sigurie. Për të njëjtën çështje, janë katër persona të tjerë që, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ndërsa ish-kreu i kthimit të pronave, Tunxh Vatnikaj, pritet të lihet me masën "detyrim paraqitjeje". Kjo masë është kërkuar nga prokuroria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›