E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi ve ne shenjester Dider Drogbane

Lampard po, Karvalho jo, Drogba mbase. Sulmi i Interit drejt Celsit sapo ka nisur. Te henen mesfushori anglez do te takoje drejtuesit e klubit londinez per te marre celesin per ta lene te lire te shitet, ne ditet e ardhshme, pritet dhe sulmi i forte i Interit te Murinjos per sulmues afrikan, te cilin portugezi e cileson si sulmuesin me te forte ne planet. Vlera e operacionit: 30 milione euro. Morari eshte gati te sakrifikoje. Kushtet e paqendrueshme fizike te Ibrahimovicit dhe pikepyetja e madhe qe ndjek rikuperimin e Adrianos, e kane shtyre Murinjon t'i kerkoje Masimo Moratit nje investim te madh ne sulm, ndonese reparti i avancuar duket me i kompletuari, ku vec Ibres dhe Adrit, jane edhe Kruz, Krespo, Baloteli, Suazo dhe Obina. Drogba, gjithnje i preferuari i trajnerit portugez, do ta braktiste me deshire Londres per te shkuar te ish-trajneri, dhe Celsi, perballe nje oferte prej 30 milione eurosh, do ta leshonte lojtarin qe Skolari s'e ka ne planet e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›