Spiunet, percahet PD pozita kerkon terheqje
Politika dhe mazhoranca percahet per hapjen e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Ndonese te gjithe te gatshem ne dukje per t’i bere me dije publikut se kush jane spiunet, qe ende mbijetojne ne poste te rendesishme shteterore e administrate, pozita dhe opozita nuk rane dakord dje mbi shqyrtimin e tre projektligjeve te dorezuara per kete ceshtje. Nderkohe qe, perplasje u vu re dhe mes mazhorances, duke qene se deputeti demokrat, Aleksander Biberaj, mbrojti para komisionit nismen e tij ligjore, vec asaj qe dorezoi grupi demokrat. Deputeti socialist, Arben Isaraj, si relator ne komision, tha se te tre nismat ligjore per hapjen e dosjeve, si ajo e PD-se, PS dhe PDK, jane antikushtetuese. Si dhe kerkoi terheqjen e tyre nga komisioni. “Te tre nismat jashte afatit per t’u shqyrtuar nga Kuvendi. Duheshin shqyrtuar brenda 2 muajsh”, tha Isaraj. Pervec tejkalimit te afateve, ai vleresoi se ne projekte shkelen te drejtat e njeriut, pasi spiuneve u nderpritet mandati kushtetues, si dhe kritikoi faktin qe komisioni, qe propozohet per t’u ngritur per verifikimin e shqyrtimit te dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit, merr kompetenca superkushtetuese. “Thelbi i antikushtetueshmerise se projektligjeve te paraqitura, qendron tek ato nene ku komisionit te verifikimit i atribuohen kompetenca te tjera, vec atyre qe lidhen me ruajtjen dhe venien ne dispozicion te publikut te informacionit personal ose publik, vjele nga veprimtaria e ish-Sigurimit te Shtetit dhe qe ruhet ne arkivat shteterore”, vijoi Isaraj. Sipas tij, pervec kompetencave ekzekutive, komisionit te verifikimit i jane atribuuar edhe kompetenca gjyqesore, duke e kthyer ate ne nje lloj gjyqesori paralel. Me gjithe kritikat e Isarajt, kryetari i komisionit, Fatos Beja, u shpreh se nuk perben problem fakti se prej kohesh projektet nuk jane marre ne shqyrtim. “Eshte e vertete qe nismat kane dy vjet qe jane paraqitur, por ato kane qene gjithmone ne axhende dhe kalendarin e punes se Kuvendit”, mbrojti Beja. Ai theksoi se shqyrtimi, pavaresisht kritikave te socialistit, do te vijoje. Ne kete fryme, relatori demokrat, Aldo Bumci, u shpreh se projektligji duhet te merret jo vetem me bashkepunetoret e sigurimit, por me te gjithe ata qe e ngriten kete sistem. “Komisioni qe duhet te ngrihet per verifikimin e hapjen e dosjeve, duhet te jete profesional per te shmangur interpretimet politike. Ne propozojme qe komisioni te kete perfaqesues dy nga opozita, dy nga pozita dhe kryetari te zgjidhet me konsensus”, sugjeroi Bumci. Nga ana tjeter, deputeti demokrat, Aleksander Biberaj, si per te theksuar percarjen ne seline blu per kete ceshtje, u shpreh se varianti i tij per hapjen e dosjeve eshte me i miri. “E kam ndermarre kete nisme pas mbledhjes se Grupit parlamentar te PD. Ai synon te pastroje politiken dhe administraten publike, sistemin e drejtesise dhe diplomacise, nga individe qe me veprimtarine legale ose ilegale per sigurimin e shtetit”, mbrojti Biberaj. Dje komisioni diskutoi vetem ne parim, pa mundur te marre nje vendim. Rozeta Rapushi