E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkeljet me prokurimet, 64% e tenderave me probleme

Tiranë- Avokati i Prokurimeve, Altin Qoshja, gjatë raportimit të tij në komisionin parlamentar te ekonomise ka deklaruar se 64% e tenderave dhe prokurimeve publike gjatë një kontrolli kanë rezultuar problematikë.

Sipas tij komisioni ka nisur hetimin pasi vihen re shkelje në kualifikimin e ofertave por edhe në dokumentacion.

Përgjatë vitit 2011, në institucionin e Avokatit të Prokurimeve janë depozituar gjithsej 491 ankesa nga operatorë të ndryshëm ekonomikë, të cilët kanë pretenduar parregullsi të dokumentacionit të prokurimeve. Në 314 raste është filluar hetimi administrativ i procedurave, për shkak se pretendimet dhe argumentet e ofruara nga operatori ekonomik ankues janë konsideruar të mjaftueshme për nisjen e një hetimi.- deklaroi Qoshja.

Më tej ai tha se për 70 raste është kërkuar anulimi i tenderit, në 110 raste të tjera ka rekomanduar rivlerësimin e ofertave dhe në 140 raste ndryshimin e kritereve kualifikuese.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Konferenca Ipeshkore, “Censusi” me probleme Tiranë- Konferenca Ipeshkore e Shqipërisë gjatë mbledhjes së saj u...
  2. Me probleme në fytyrë, braktiset në autostradë nga prindërit Kinë- Një fëmijë tre vjeçar me një deformim të rëndë...
  3. Dosjet e Bashkisë së Tiranës, Leskaj: Të rinisë hetimi për shkeljet e 2006-s Tiranë- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›