E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër Komunistët: Të rivendoset busti i Enver Hoxhës!

Autori i Lajmit: Redaksia

Anëtarë të Partisë Komuniste, dega Gjirokastër i kanë kërkuar sot Bashkisë së qytetit rivendosjen e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në vendin ku ka qenë më parë në kodrën “Fantazia” të qytetit. Në kërkesën e Partisë Komuniste dega Gjirokastër, është përfshirë edhe rikthimi i muzeut etnografik në shtëpinë ku lindi dhe u rrit Enver Hoxha.
Me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, anëtarë të Partisë Komuniste u mblodhën para shtëpisë së lindjes së diktatorit ku mbajtën fjalime mbi biografinë e Enverh Hoxhës, por edhe mbi gjendjen aktuale që po kalon vendi përfshi krizën ekonomike dhe incidenti i fundit i ushtarëve grekë që bënë thirrje antishqiptare gjatë paradës në Ditën e Pavarësisë në Athinë. Anëtarët e Partisë Komuniste në Gjirokastër akuzuan qeverinë dhe opozitën për gjendjen që po kalon vendi. Edhe më parë gjatë viteve të fundit, komunistët kanë kërkuar rivendosjen e bustit të Enver Hoxhës në vendin e mëparshëm në Gjirokastër.
Ky lajm është publikuar: 12/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›