Kategoria I Lushnja ndalet në Gramsh, Kamza fiton në Bilisht
Autori i Lajmit: Redaksia
U luajtën ditën e djeshme ndeshjet e javës së 25-të të kategorisë së parë, me përjashtim të kryesfidës Partizani-Elbasani, e fiksuar për ditën e martë në stadiumin “Sleman Stermasi”, duke dhuruar disa rezultate surprizë. Ndër të cilat mund të evidentohet fitorja e Kamzës në Bilisht dhe frenimi i Lushnjës me një barazim 0-0 në Gramsh. Nuk di të ndalet Bylisi kryesues, i cili, pavarësisht se ka komoditetin e distancës së ndjeshme me ndjekësit më të afërt, nuk mëshiron dhe toleron asnjë kundërshtar. Sikurse bëri këtë javë me Turbinën e Cërrikut, e cila rrezikon seriozisht për të rënë nga kategoria. Rezultat tjetër zhgënjyes dhe që e fundos edhe më tepër për Memaliajn, që është mundur 1-0 në Burrel, ndërkohë që Luftëtari dhe Besëlidhja janë ndarë në “paqe” mes tyre në Gjirokastër, në një barazim të bardhë 0-0. Fitore me mjaft vlera shprese dhe mbijetese ka arritur Skrapari në fushën e tij, teksa ka mundur 2-1 Pogradecin, duke marrë 3 pikë të arta në përpjekjet për të qëndruar në kategorinë e parë. Humbje këtë javë ka pësuar edhe një tjetër pretendente e kësaj kategorie, Ada e Velipojës, e cila është mundur nga Sopoti i Librazhdit, në fushën e këtij të fundit, me rezultatin 1-0. Në pritje të ndeshjes së fundit, të së martës, mes Partizanit dhe Elbasanit, kategoria e parë bëhet më intriguese se kurrë, sidomos sa i takon kreut të renditjes, ku dy vendet e para të shpien direkt në kategorinë superiore, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt i nënshtrohen fazës së “play-out”-it, që do të zhvillohet me skuadrën e renditur e 9-ta dhe e 10-ta në superligë, në fund të garës.
KATEGORIA E PARE
JAVA 25 (10.04.2010)
Bilishti – Kamza 1-2
Skrapari – Pogradeci 2-1
Gramshi - Lushnja 0-0
Burreli - Memaliaj 1-0
Luftetari - Beselidhja 0-0
Sopoti - Ada 1-0
Bylis - Turbina 2-0
Partizani – Elbasani 0-0
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010