E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesa T’i hiqen titujt dhe dekoratat e diktatorit

Autori i Lajmit: Redaksia

Dje u mbushën 25 vjet që Enver Hoxha ka ndërruar jetë, dhe ende sot ka diskutime mbi figurën e tij si diktator i regjimit komunist ndër më të egrit në kampin e Lindjes që numëron afro 5000 viktima të pushkatuar, të burgosur dhe familje të internuara .
Ish të përndjekurit politikë të përfaqësuar nga Besim Ndregjoni shoqata mbarëkombtare për integrim dhe Adrian Kati drejtor i qendrës së rehabilitimit të torturës i kërkuan para pak kohësh Presidentit të Republikës Bamir Topi që ti hiqen dekoratat e pamerituara diktatorit Hoxha. Titujt ishin: 1.Urdhri "Hero Kombëtar" 2.Titulli "Hero i Popullit" 3.Titulli "Hero i punës socialiste" 4.Urdhri i lirisë i klasit të parë 5.Urdhri i flamurit 6.Medalja e kujtimit 7.Urdhri "Ylli partizan" i klasit të parë 8.Urdhri i Skënderbeut i klasit të parë 9.Urdhri i trimërisë 10.Urdhri "Ylli i kuq" 11.Medalja e trimërisë 12.Medalja e çlirimit 13.Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhërin "Ylli Garibaldit" 14.Dekoratë me Urdhërin "Suvorov" të klasit të I-rë nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.
Ky lajm është publikuar: 12/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›