Sanitaret, ripunesim me kontrata
Vendimi per shkurtimin e 120 sanitareve nga ish-drejtori i QSUT-se, Mati Pepa, eshte i nxituar. Ky eshte mendimi i drejtoreshes aktuale te kesaj qendre, e cila thekson se kjo eshte kategoria me e varfer por me e nevojshme aktualisht ne Qendren Spitalore Universitar "Nene Tereza" ne Tirane. "Ato qe jane pezulluar, do te merren me kontrate te perkohshme dhe deri ne rishikimin e struktures, do te shihen vendet e punes qe mund t'u hapen", eshte shprehur Kule. Pak kohe me pare 120 sanitaret e pezulluara nga puna kerkuan rikthimin e tyre ne spitalet e QSUT-se, me pretendimin se ndaj tyre eshte kryer shkelje e madhe. Ato kane deklaruar se kane disa dekada qe punojne dhe se drejtuesit e spitaleve po i zevendesonin me sanitare me te reja.