E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 73 vjecari mban gjallë zanatin e hekurpunuesit

GJIROKASTER- Kanë kaluar 60 vite që kur i ati vendosi ti trashëgojë zanatin e kovaçit në Gjirokastër dhe sot Beqir Kasemi është më i bindur se kurrë se do ta vazhdojë atë deri në ditët e fundit të jetës. Pavarësisht moshës dhe sfidave të jetës 73 vjecari rrëfen se e nisi këtë zanat në moshën 13 vjecare kur prodhonte vegla të domosdoshme për bujqësinë, ndërsa sot mjetet e domosdoshme për punët e ndërtimit. “Familja jonë ka qenë familje me traditë kovacani, të parët tanë kanë punuar gjithmonë për fshatin. Unë zanatin e kam filluar që në moshën 13 vjec, iku puna e bujqësisë u kthye në punime të ndërtimeve dhe tani punojmë cekic, daltra etj ” shprehet Kasemi. Pasi e ka trashëguar në 4 breza këtë zanat, Beqiri thotë se është i detyruar ta vazhdojë jo vetëm për pasion por edhe sepse pensioni që merr nuk i mjafton për të përballuar shpenzimet. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›