Krimet e rënda, gjykata më besueshmërinë më të madhe
Gjykata e Krimeve te Renda, mbetet gjykata me besueshmerine me te madhe ne vend. Konstatimi vjen gjate analizes se gjykates se Krimeve te Renda ku moren pjese pervec gjyqtareve edhe nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu si dhe drejtuesi i prokurorise se Krimeve te Renda, Olsioan Cela.
“Kjo gjykatë vazhdon të mbetet një garanci e mëtejshme në luftën e
krimit të organizuar. Përsa i përket çështjeve të zgjidhura, viti 2009
ka qenë viti më pozitiv. Ishin 83 çështje dhe në raport me shpëjtësinë
në gjykim duhet parë një shifër mesatare 2- 6 muaj. Gjykoj që ka një
përmirësim që është ëpr ta vlerësuar. Kjo përbën një hap përpara, por
ngelet shqetësues një numër i caktuar çështjes që janë në gjykim në këtë
gjykatë prej disa kohësh dhe që për ne si organ i akuzës përbëjnë një
shqetësim themelor” tha çela.
Ndersa kryetari i gjykates se Krimeve te Renda, Dritan Hallunaj,
vleresoi se ndonese eshte rritur numri i ceshtjeve per gjykim,
kohezgjatja e tyre eshte te kufinj minimale.“Gjykata ka shqyrtuar edhe kërkesat penale në fazën e hetimit të
paraqitura nga akuza ashtu edhe nga mbrojtja, të pandehurit, si dhe
kërkesat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit për parandalimin dhe
goditjen e krimit të organizuar. Edhe gjatë këtij viti kalendarik u
konsolidua më tej performanca dhe integriteti i gjykatës sonë si një
institucion i rëndësishëm që mban një peshë të rëndësishme dhe të
ndjeshme në sistemin e drejtësisë në tërësi dhe në pushtetin gjyqësor në
veçanti” tha Hallunaj.
Gjykata e Krimeve te Renda, qe prej krijimit te saj, ne kuader te luftes
kunder krimit te organizuar, konsiderohet si institucioni me
besueshmerine më te madhe ne rradhet e gjyqesorit.
Denada Shkodrani
< I mëparshmi