E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: E nevojshme trasparenca në institucionet shëndetësore

Ulja e vdekshmerise foshnjore, minimizimi i operacioneve cezariane, por edhe informatizimi i te dhenave te te gjithe pacienteve do te prioritet kryesore pergjate vitit 2010, per maternitetin “Koco Glozheni”. Keshtu u shpreh drejtoresha e këtij institucioni, Rubena Moisiu, ne analizen n je vjetore.

“Ulja e vdekshmërisë përreth lindjes, që do të thotë para, gjatë dhe pas
lindjes, e kemi ulur këtë vit në krahasim me vitet e tjera, por do
dëshirojmë ta ulim edhe më shumë në mënyrë që të arrijmë nivelet
europiane. Do tentojmë vazhdimisht të ulim lindjet me operacion. Do e
realizojmë informatizimin e të dhënave për cdo paciente” tha Moisiu.

Ne kete analize ka qene i pranishem, kreu i Shendestise, Petrit Vasili, i
cili u shpreh se rritja e transparences ne institucionet shendetesore,
do te jete nje kusht i domsdoshem per reformen ne shendetesi, duke
luftuar korrupsionin  ne rradhet e bluzave te bardha dhe me gjere.

“Sistemi shëndetësor shqiptar ka drejtësi shoqërore. Nuk mundet të
stimulojme më spekullimin ne kurriz të këtij sistemi. Kushdo qe i
militon idese për një lloj antireforme, qofte kjo dhe nga segmente të
caktuara të politikës, do të thotë rënim i institucioneve shëndetësore,
indisiplinim i tyre, qytetarë që nuk dinë ku e kanë vendin, po dhe mjekë
të cilët kompromentojnë raportin e tyre në një marrëdhënine informale”
tha Vasili.

Nderkohe gjate analizes nje vjetore u vu theksi edhe tek bashkëpunimi me
koleget e huaj. Materniteti “Koco Glozheni” javen e ardhshme do te kete
nje trajnim me mjeke italiane per përdorimin e medikamenteve te reja te
cilat po perdoren per here te pare ne vednin tone .

Edlira  Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›