E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama uron Sejdiun për përvjetorin e dytë të pavarësisë

PRISHTINE- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka uruar Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu për përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës. “Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj ‘ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës’. Dëshiroj të përgëzoj popullin e Kosovës për përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik, paqësor dhe multietnik”, thuhet në mesazhin e Obamës të bërë publik nga presidenca në Prishtinë. “Në këtë 17 shkurt, u përcjell urimet e mia dhe besimin më të madh për vazhdimin e miqësisë dhe forcimin e partneritet në mes të dy vendeve tona”, thuhet në telegramin e presidentit amerikan. Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008. Sot kosovën e kanë njohur më shumë se 65 vende të botës, pavarësisht procesit gjyqësor të nisur në Hagë nga Serbia për të shfuqizuar pavarësinë e këtij shteti. Gjykata e Hagës do të japë në muajin mars një opinion për këtë cështje, por ky qëndrim nuk mund të zhbëjë pavarësinë e Kosovës.(e.n/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›