Rama- Berisha, kushtet nuk ndryshojnë. Kreu i PS: Në tryezë për hapjen e kutive
Rinumerimi i votave brenda ne kutite e votimit eshte nje veprim i panegociueshem per Partine Socialiste. Edi Rama tha se caktimi i tryezes eshte nje hap para per zgjidhjen e krizes por kushtet mbeten te pandryshueshme. “Jo rinumërim për rishpërndarje mandatesh në tavolinë, por rinumërim për hetim të atij procesi numërimi të konsideruar i keq dhe shumë i keq në një të tretën e tij dhe për hetim të raportit mes të gjithë atyre që u përfshinë në administrimin e zgjedhjeve dhe ligjit të republikës së Shqipërisë” tha Rama.
•
Tryeza, Patozi: Vetëm marrëveshje ligjore
Kryesocialisti Edi Rama do te jete ne strasburg ne ditet ne vijim per te
takuar personalitete te PES tha si te cilet jane te angazhuar per
zgjidhjen e krizes. “Bashkë me disa kolegë nesër do të nisem në
Strasburg për një ditë komunikimi intensiv me miqtë e PS europiane me të
ciëlt jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe të cilët janë seriozisht të
angazhuar për të dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e kësaj krize”
tha Rama.
Opozita eshte sot ne proteste dhe do te vazhdoje te jete ne rast se
tryeza e negociatave ndryshon tha kryetari i partise socialiste. “Në
jemi në protestë sepse nuk jemi në parlament dhe shfaqja e kësaj
proteste në të gjitha format e veta është pjesë e këtij procesi i cili
sot është i fokusuar tek tryeza” tha Rama.
Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e martë , 09 shkurt 2010 )
< I mëparshmi