E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me thikë një 25-vjecar në Kamëz

TIRANë- Masakrohet me thikë një 25-vjecar në Kamëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës mbrëmjen e sotme rreth orës 18:20. Policia e Tiranës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende arsyet e vrasjes.Nga të dhënat e para të policisë mësohet se 25-vjecari ka humbur jetën pasi u dërgua në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë, policia bën të ditur se është identifikuar një nga personat që qëlloi mbi 25-vjecarin Robert. A, por nuk bëhet i ditur emri i tij. Personi i dyshuar është shpallur në kërkim.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›