E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër; Arrestohet 23-vjeçari, ndihmonte në kalimin e klandestinëve



Mesnatën e dy ditëve më parë, Specialistët e Sektorit Operacional për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Ilir Hoxha, 23 vjeç, lindur dhe banues në Përmet. Sipas burimeve policore, arrestimi i tij u bë pasi më datën 11.07.08, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur Çarshovë u kap në flagrancë nga njësitet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Çarshovë, të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në tentativë për dhënie ndihmë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 2 shtetaseve nga Vlora kundrejt fitimit 2500 euro për secilin. Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal. “Po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme përfundojnë burimet policore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›