Liroi të akuzuarin për vrasje, Bujar Musta përgatitet për t’u larguar në SHBA
Ministri Enkelejd Alibeaj denoncon shkeljet e 2 prokurorëve në Shkodër dhe 3 gjyqtarëve në Elbasan
Skandali
Ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit, i cili është duke u përgatitur për të shkuar në Amerikë pas daljes së lotarisë amerikane, akuzohet se së bashku me dy gjyqtarë të tjerë kanë shpallur të pafajshëm Suel Çelën, i akuzuar për vrasjen e Roland Mustës. Prokuroria kërkoi 25 vjet burg. Ministri: U lirua duke pasur material të plotë me prova, do kërkohet shkarkim nga detyra për treshen gjykuese dhe shkarkim dhe kallëzim penal për dy prokurorët e Shkodrës
Ministri i Drejtësisë i kërkon Presidentit dhe Prokurores të fillojnë procedimin dhe të shkarkojnë nga detyra prokurorët që kanë shpërdoruar detyrën. Gjithashtu, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë do të depozitohet në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për dy prokurorët e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor dhe Apelit Shkodër, si dhe do propozojë për procedim disiplinor e shkarkim nga detyra për tre gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar paraditen e djeshme në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, z. Enkelejd Alibeaj denoncoi shkeljet e kryera nga dy prokurorë të Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe të tre gjyqtarëve në Gjykatën e Elbasanit. Sipas ministrit të Drejtësisë, prokurorët Brahim Ndregjoni dhe Arta Marku kanë mbajtur një person në burg për 75 ditë, pa pasur vendim gjykate, ndaj për ta do të kërkohet masa ekstreme, shkarkim nga detyra. “Nga kontrolli i ushtruar në Gjykatën e Apelit Shkodër rezulton se i dënuari Arben Ndoja ka vuajtur padrejtësisht 2 muaj e 13 ditë burg si pasojë e moszbatimit të dispozitave urdhëruese procedurale penale nga dy prokurorët e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor dhe Apelit në Shkodër”, - u shpreh ministri i Drejtësisë. Sipas ministrit, materiali verifikues, sipas detyrimit ligjor që ka ministri i Drejtësisë, i është përcjellë për njohje Kuvendit, Presidentit dhe Prokurores së Përgjithshme. Gjithashtu, shtoi ministri, po dje do të depozitohej në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimi penal për këtë skandal të fundit të prokurorisë.
Procedimi
Konferenca e djeshme nuk do të organizohej vetëm për denoncimin e skandalit në Prokurorinë e Shkodrës, por edhe për skandalin në dhënien e pafajësive nga një trup gjykues në Gjykatën e Elbasanit. Ministri Alibeaj bëri të ditur se do të kërkonte edhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, Bujar Musta, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë janë konstatuar shkelje të rënda ligjore të kryera prej tij. Konkretisht, vijoi ministri, Musta ka shkelur dispozitat procedurale mbi pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e provave për një të pandehur të akuzuar për vrasje, i cili është shpallur i pafajshëm nga gjykata, ndonëse prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 25 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”. Bëhet fjalë për të pandehurin Suel Çela, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Roland Musta, më 27 shtator të vitit 2006. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Bujar Musta, ka vendosur deklarimin e tij të pafajshëm më 1 qershor të këtij viti, ndërkohë që ky vendim i tij është kundërshtuar hapur nga familjarët e viktimës. Sipas ministrit, gjithë prokuroria ka paraqitur para gjykatës materialin provues, një material të plotë, madje duke kërkuar edhe masën ekstreme të dënimit me burgim prej 25 vjetësh, jo vetëm për autorin e veprës penale, por edhe për bashkëpunëtorët e tij. “Gjykata, në shkelje të plotë të urdhërimeve procedurale ka anashkaluar të gjithë provat, të cilat i ngarkonin me përgjegjësi penale autorët e kësaj vepre penale, duke deklaruar ditën me diell pafajësinë e tyre, ndërkohë që i gjithë komunitetit i këtij qyteti ka njohje të plotë mbi këtë rast flagrant vrasjeje të ndodhur në mesditë”, - përfundoi ministri. Për gjyqtarët e gjetur në shkelje të ligjit, sipas ministrit, do të propozohet në KLD masë disiplinore, konkretisht masa ekstreme e shkarkimit nga detyra. Por, ndërkohë, ish-kreu i gjykatës është liruar nga detyra me kërkesë të tij më 31 janar të këtij viti nga KLD, pasi kishte fituar lotarinë amerikane dhe do largohej drejt SHBA-së.
Ftesa
Ministri Alibeaj e ka shfrytëzuar daljen në këtë konferencë edhe për një tjetër qëllim, përsëritjen e ftesës publike drejtuar anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zv.kryetarit të këtij organi, që të pranojë qoftë edhe publikisht, qoftë edhe ligjërisht, qoftë edhe në mbledhjen e pritshme të KLD-së, atë çfarë i ka kërkuar edhe gjatë mbledhjes, procesin e verifikimit të mënyrës se si ka ushtruar ky anëtar detyrën e tij, “i cili me veprimet e veta edhe pas mbledhjes se KLD-së, vazhdon të mos respektojë etikën dhe detyrimet ligjore që ka si një anëtar i thjeshtë i këtij këshilli, në respektim të plotë të detyrimeve ligjore, në respektim të plotë të elementeve të garancisë, në respektim të plotë të pozicionit të vet ligjor që ka”.