Bozi e Bicja, organizatorët e masakrës së Cërrikut
Përfundoi hetimi, historia e plotë e vrasjes së 6 gardistëve në Cërrik
Prokuroria
Prokurorët dorëzojnë në gjykatë dosjen e 9 të pandehurve që masakruan oficerët e Gardës dhe plagosën 16 efektivë të tjerë të policisë. Si nisi, kush e organizoi, si u bashkuan bandat kriminale të Cërrikut, mashtrimi se policia po vinte të përdhunonte dhe vriste vajzat dhe gratë e tyre. Prokuroria do thërrasë si dëshmitarë Agron Kuliçaj, dëshmitar okular i ngjarjes, të tjerë punonjës policie përjetues të ngjarjes, si dhe mjaft pushtetarë vendas të asaj kohe
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është depozituar për gjykim dosja në ngarkim të nëntë të pandehurve të akuzuar për masakrën e Cërrikut, ku mbetën të vdekur 6 punonjës të Gardës së Republikës dhe janë plagosur një numër i konsiderueshëm efektivash të policisë. Dosja voluminoze përfundoi së hetuari disa ditë më parë dhe pas firmosjes së akteve nga avokatët përkatës, si dhe pasi iu komunikua edhe të pandehurve, dy prokurorët e çështjes, Adnan Xholi e Anton Martini, ia kanë përcjellë Gjykatës së Krimeve të Rënda për hedhjen në short dhe nisjen e gjykimit. Sipas burimeve, lista e dëshmitarëve është mjaft e gjatë dhe kryesohet nga dëshmitarë okularë të saj, një prej të cilëve është edhe iniciatori i hapjes së hetimeve dhe vënien para ligjit të fajtorëve, Agron Kuliçaj. Dëshmitarë të tjerë të listuar në kërkesën e prokurorëve janë edhe drejtues të Komitetit të Shpëtimit, që funksiononte në kohën e trazirave, ish-kryebashkiaku i Elbasanit dhe të tjerë pushtetarë vendas në atë periudhë.
Hetimi
Fillimisht, procedimi penal është regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 24/05/1997, që mban numrin 144, për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera të cilësuara”, kryer në bashkëpunim dhe parashikuar si krim nga neni 79/c-25 i Kodit Penal. Një vit më pas, më datë 24/02/1998, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dosjen e ka dërguar për hetime të mëtejshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan. Me kërkesën e datës 11/07/2007 (ardhur në Prokurorinë për Krime të Rënda më datë 16/07/2007), nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan është kërkuar që të rifilloheshin hetimet për procedimin penal nr. 144 të vitit 1997 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi nga hetimet e kryera për këtë çështje, nga informacionet dhe nga pyetja e disa shtetasve, ekzistonin të dhëna të mjaftueshme në lidhje me personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale të ndodhur më datë 23/05/1997, në qytetin e Cërrikut, ku janë vrarë 6 punonjës të Gardës së Republikës dhe janë plagosur disa punonjës të tjerë të policisë. Sipas kërkesës për gjykim, për këto arsye, Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 17/07/2007 ka vendosur rifillimin e hetimeve për procedimin penal nr. 144 viti 1997, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe po në datë 17/07/2007 ka regjistruar procedimin penal nr. 45 për veprat penale të parashikuara nga neni 79 germat "c, dh"-25 dhe 79 germat "c, dh", 22-25 të Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurve Bujar Buzani, Roland Sota (Xhepexhiu), Entel Gashi, Arjan Toska, Llazar Bicja, Meti Bozi, Tomorr Buzani, Alban Toska dhe Skënder Cani.
Ngjarja
Bazuar në hetimet e kryera dhe provat e administruara, sipas kërkesës për gjykim, ka rezultuar e provuar se më datë 22.05.1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë së qytetit Cërrik dhe janë larguar me forcë punonjësit e policisë nga kjo postë. Të nesërmen, më datë 23.05.1997, forca të policisë së Komisariatit Elbasan, të drejtuara nga shefi i komisariatit të asaj periudhe z. Agron Kuliçaj, në bashkëpunim me forcat e speciale (Garda e Republikës) kanë vajtur në qytetin e Cërrikut për të rivendosur rendin dhe për të grumbulluar armë, të cilat gjendeshin nën posedimin e civilëve të ndryshëm. Ndërkohë që, sipas kërkesës për gjykim, të pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi, të cilët kishin marrë dijeni mbi lëvizjet e forcave policore më datë 23.05.1997 në qytetin e Cërrikut, kanë organizuar një grup personash të armatosur, me qëllim goditjen e forcave të policisë. Për këtë arsye, këta të pandehur kanë shkuar në mëngjesin e datës 23.05.1997 në lagjen nr. 3 të qytetit Cërrik dhe kanë takuar të pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, të cilët ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok të krijuar prej tyre, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqini, i njohur me pseudonimin “Mandela”. Të pandehurit Meti Bozi e Llazar Bicja kanë nxitur personat e mësipërm për të goditur forcat e policisë, të cilët do të lëviznin nëpër qytet, duke i mashtruar se gjoja këto forca kishin ardhur nga Tirana me qëllim vrasjen dhe përdhunimin e vajzave dhe grave të tyre. Po ashtu, këta të pandehur kanë nxitur të pandehurin tjetër Roland Sota (Xhepexhiu) dhe bashkëpunëtorët e tij të pozicionohen në tarracat e qytetit dhe të godasin efektivët e policisë. Të njëjtin veprim kriminal këta shtetas kanë bërë dhe me disa persona të tjerë të qytetit të Cërrikut, duke i nxitur të pozicionohen në tarracat e disa pallateve të tjera dhe duke iu sugjeruar të qëllojnë në rast kundërpërgjigje të forcave të policisë. Pas këtij organizimi, të pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, së bashku dhe me shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, dhe Bashkim Buzani, të armatosur me armë zjarri të ndryshme, janë pozicionuar brenda ambienteve të Kinemasë së qytetit të Cërrikut, duke zënë pozicione në dritaret e kinemasë dhe në tarracën e saj. I pandehuri Roland Sota (Xhepexhiu) me bashkëpunëtorët e tij të armatosur me armë të ndryshme, janë pozicionuar në tarracën e pallatit që ndodhet rreth 200 m larg kinemasë. Po ashtu, edhe shtetas të tjerë janë pozicionuar në disa tarraca pallatesh të armatosur me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm si automatik kallashnikov, pistoleta, granata, kundërtanke etj. Pas pozicionimeve që përcaktuan të pandehurit Llazar Bicja e Meti Bozi, vijon kërkesa për gjykim, në qytetin e Cërrikut kanë mbërritur forcat e policisë së Komisariatit Elbasan të mbështetura nga disa njësi të Gradës së Republikës. Lëvizja e forcave të policisë bëhej në autokolonë e përbërë nga dy IFA, një furgon i blinduar dhe dy diagaç.
Masakra
Në kërkesën për gjykim të dy prokurorëve përcaktohet edhe momenti kur nisi masakra. “Në momentin që forcat e policisë ndodheshin në qendër të qytetit, shtetasi Ardian Rama (aktualisht i vdekur) ka qëlluar me armë automatike në drejtim të tyre, goditje e cila ka shërbyer si indice për të kundërvepruar me armë nga ana e forcave speciale të policisë (Garda e Republikës). Por, kur njëra nga makinat e blinduara të policisë ka qenë duke kaluar në qendër të qytetit të Cërrikut, përballë me kinemanë e qytetit, fluksi i të shtënave në drejtim të forcave speciale të policisë ka qenë maksimal në dy drejtime kryesore. Një nga vatrat kryesore të zjarrit ka qenë ndërtesa e kinemasë së qytetit, ku kanë qenë të pozicionuar duke hapur zjarr me armë të ndryshme të pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani (i vdekur) dhe Bashkim Buzani, ndërsa vatra tjetër ka qenë tarraca e një pallati që ndodhej përballë me kinemanë e qytetit, ku ndodheshin i pandehuri Roland Sota (Xhepexhiu), si dhe shtetasi Klajdjan Mema (i vdekur) etj. Makina e blinduar është qëlluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj është hedhur edhe një granatë nga ana e Sokol Buzanit (aktualisht i vdekur), veprime që kanë shkaktuar djegien e 2 prej efektivave të policisë që ndodheshin brenda saj dhe ka detyruar personat e tjerë të dalin nga blindi e më pas të qëllohen me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen edhe të 3 efektivave të tjerë të policisë. Në përpjekje për t’u larguar nga vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr. l të qytetit të Cërrikut, në një arë të mbjellë me thekër, është vrarë edhe l efektiv tjetër i forcave speciale të policisë (gardës) shtetasi Qemal Mehmeti. Gjithashtu, në këtë ngjarje janë plagosur edhe 16 efektiva të tjerë policie”, - vijon kërkesa për gjykim e prokurorëve.
Të pandehurit
1. Llazar Bicja
2. Meti Bozi
3. Arjan Toska
4. Roland Sota (Xhepexhiu)
5. Alban Toska,
6. Skënder Cani
7. Tomorr Buzani
8. Bujar Buzani
9. Entel Gashi
Akuzat
* “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara” ndaj punonjësve të policisë dhe ushtarakëve gjatë detyrës, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi
* “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara” të mbetur në tentativë, ndaj punonjësve të policisë dhe ushtarakëve gjatë detyrës, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasve Gjergj Gjoka, Ded Margjoka, Ferd Laska, Pjeter Nikolli, Petrit Guda, Agron Kuliçaj, Pashk Ndreca, Dritan Hasa, Agim Biberi, Paulin (Vladimir) Ndoka, Petrit Nikolli, Luan Prenga, Fari Metaliaj, Petrit Gjoka, Pashk Doda dhe Sokol Kuça.