E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obdusmani i Danimarkës, projekt në fushën e parandalimit të torturës



Në kuadër të angazhimit disavjeçar të QSHRT-së në fushën e parandalimit të torturës, si dhe të Projektit mbi zbatimin Efektiv të Protokollit Opsional të Konventës kundër Torturës (OPCAT) në Shqipëri, QSHRT është angazhuar drejtpërdrejt në krijimin e Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit, duke i dhënë një rëndësi të veçantë rolit të shoqërisë civile në këtë proces, nëpërmjet fuqizimit të njohurive dhe sensibilizimit të detyrimeve që qeveria dhe autoritetet shtetërore kanë ndaj instrumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare për përmirësimin e standardeve në sistemin penitensiar, me fokus të veçantë në burgje. Ky projekt përfaqëson një iniciativë që zbatohet në bashkëpunim me RCT Kopenhagë, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Danimarkës, në kuadër të Programit të Fqinjësisë. Si pjesë e këtij programi, QSHRT së bashku me Ambasadën e Mbretërisë së Danimarkës dhe Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, ka nderin të organizojë një vizitë të Ombudsman-it danez, Prof. Dr. Hans Gammeltoft-Hansen, nga datat 13-15 korrik 2008. Në axhendën e takimeve të Shkëlqesisë së Tij, janë parashikuar vizita me autoritetet më të larta shtetërore, një vizitë në një institucion burgimi, si dhe një sërë veprimtarish të tjera që synojnë në njohjen e realitetit shqiptar me standardet e kërkuara nga OPCAT-it. Kjo veprimtari pritet të rekomandojë prioritete konkrete në axhendat politike dhe qeveritare lidhur me zbatimin efektiv të OPCAT-it në Shqipëri, si dhe të theksojë rolin konkret që duhet të luajë shoqëria civile në këtë proces.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›