E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër/ Pallati i shembur, jepet vendimi

Një vit pas tragjedisë së Gjirokastër, ku nga shembja e një pallati mbetën të vdekur 3 persona, Gjykata ka dhënë vendimin e saj për këtë çështje. Edhe pse Prokuroria kërkoi 21 vjet burg për Sotiraq Janorën, presidenti i firmës ARTI.shpk, gjykata vendosi ta dënojë atë me 6 vjet burg. Ndërkohë që ish-sekretarja e KRRT-së, Afërdita Papamihali u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg dhe 500 mijë lekë gjobë.
Si pasojë e shembjes së pallatit pesëkatësh në 9 nëntor të vitit të kaluar, në lagjen "11 Janari" humbën jetën tre persona, disa të tjerë u plagosën dhe 15 familje mbetën pa strehë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›