Gjirokaster arrestohen 3 grabites te armatosur
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona, të cilët qarkullonin me armë zjarri e doreza boksi, dhe që kishin për qëllim grabitjen e pasagjerëve në aksin rrugor Luzat- Tepelenë. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike kallashikov, dy krehëra me 40 fishekë luftarakë, një pistoletë dhe dy doreza kallçuku. Të arrestuarit janë Erson Kadilli 23 vjeç, Arshi Dushi 22 vjeç dhe Arton Lakaj 24 vjeç të tre nga Tepelena. Në vijim të hetimeve rezultoi se tre personat nën kërcënimin e armës do të realizonin grabitje të automjeteve që qarkullonin në këtë aks rrugor nacional, ku njëri prej tyre do të jepte sinjal me pistolete shenjëdhënëse dhe dy të tjerët do të realizonin grabitjen e automjeteve dhe pasagjerëve.