E Diel, 1 Nëntor 2026

Noka inspekton punen e policise se kufirit ne portin e Durresit

Ministri i Brendshëm Flamur Noka, ndërsa ka inspektuar terminalin e ri të portit të Durrësit nga ku ka parë nga afër punën e policisë kufitare në drejtim të kryerjes së procedurave, si pika e parë e prezantimit të turistëve me Shqipërinë, tha se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës me rritjen e fluksit të emigrantëve që kthehen në Shqipëri për pushimet e verës.

Noka kërkoi më shumë gatishmëri nga strukturat policore në drejtim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike përgjatë sezonit turistik.

Terminali i Durrësit i cili u përurua disa ditë më parë nga kryeministri Berisha është një investim me vlerë rreth 21.8 milionë euro, i cili do të përmbushë nevojat në rritje të trafikut, tregtisë, ekonomisë shqiptare në zhvillim si dhe qarkullimit të lirë të njerëzve. Ky terminal i ndërtuar në përputhje me standardet më të larta europiane do të mundësojë një shërbim modern, të shpejtë dhe cilësor për miliona qytetarë që kalojnë nga ky port çdo vit. Terminali ka një kapacitet përpunimi deri në 2000 shtetas njëkohësisht, ndërsa është projektuar për t’i shërbyer 1,5 milionë pasagjerëve në vit dhe në dispozicion të pasagjerëve janë 46 poste të kontrollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›