E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët kërcënojnë me grevë, ACR: Jo bisedime me Nikollën

 Ndërkohë, administratori i kësaj kompanie, Giga Bedineishvili, shprehu gatishmërinë për të biseduar me minatorët, por pa praninë e kreut të konfederatës së sindikatave, Kolë Nikolla.

Ai u kërkuar atyre që bisedimet për të arritur marrëveshjen të nisin me një përfaqësi prej 10 minatorësh. Por, punëtorët e minierës kundërshtuan, duke deklaruar se Kol Nikolla është përfaqësuesi i tyre ligjor.

Ndërkaq, në pritje të një marrëveshje, drejtuesit e grevës kanë marrë vendimin të rinisin protestat dhe më pas grevat përpara zyrave të firmës "ACR". Të dyja palët kanë arritur konsensus për rritjen e pagës me 20 për qind dhe kryerjen e investimeve në minierë, ndërsa ka mbetur një pikë tjetër ende pa u zgjidhur, ajo e largimit të drejtorit të minierës Medat Zogu. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-22 11:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›