E Diel, 1 Nëntor 2026

U zhduk tre muaj më parë, gjendet i vetëvarur në pyll

Ngjarja në fshatin Lumbardhë të Qafë-Mali, rrethi Pukë ku është gjetur i vetëvarur shtetasi Nikoll Prendi 36 vjeç, banues në po këtë fshat.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore të Komisariatit Pukë së bashku me grupin hetimor të përbërë nga specialistë të Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër. Nga veprimet hetimore të  kryera, rezulton se viktima, është gjetur i vetëvarur me litar në një degë pishe, pikërisht në një zonë të pyllëzuar, larg vendbanimit të tij.

Nga deklarimet e të afërmve të viktimës, u konstatua se i ndjeri, kishte rreth 3 muaj që ishte larguar nga shtëpia dhe se familjarët e tij kishin dyshuar se mund të ishte jashtë shteti, veprim këtë të cilin 36 vjeçari e kishte bërë dhe herë të tjera. Shkaku i vetëvarjes , dyshohet të jetë gjendja psikologjike e viktimës si pasojë e çrregullime mendore. Në lidhje me këtë rast u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale, u bë kqyrja e kufomës dhe materialet iu kaluan  për hetime  të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-22 10:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›