Leku e mbyll jave me ngjitje te vlerave
Monedha vendase e ka mbyllur javen me nje forcim te vlerave kryesisht ndaj monedhes se perbashket, duke u kotuar ne fundjave me 128.2 leke nga mbi 139 leke qe ishte ne fillim te javes. Pergjate 7 diteve leku pati nje forcim progresiv duke u kotuar ne vleren me te larte qe nga fundi i vitit. Shkak themelor sipas eksperteve dhe Bankes se Shqiperise mbetet rritja e eksporteve ne tre muajt e pare te vitit, te cilat kane ndikuar ne forcimin e monedhes vendase lekut. Sektori i jashtem i ekonomise ka shfaqur sinjale pozitive gjate ketyre muajve, duke u karakterizuar nga nje rritje prej 30 perqindesh e eksporteve dhe ngushtim prej rreth 13 per qind i deficitit tregtar. Sipas Bankes se Shqiperise, kursi i kembimit paraqitet relativisht i stabilizuar, duke reflektuar nje korrektim te lehte te treguesve te tregtise se jashtme dhe te deficitit korrent te vendit gjate dy tremujoreve te fundit. Ky korrektim ka ndikuar edhe ne vendosjen e balancave me te qendrueshme te kerkeses dhe te ofertes per valute ne kete periudhe. Gjate vitit qe shkoi monedha vendase leku humbi dukshem vlerat ne tregun e kembimit, ndaj euros dhe ndaj dollarit. Nencmimi i lekut erdhi si rezultat i renies se ofertes per valute, e cila u shkaktua nga ulja e eksporteve dhe renia e te ardhurave nga emigrantet. Mirepo rritja e eksporteve kohet e fundit duket se ka sjelle nje optimizem ne tregjet e kembimit. Eksporti i energjise elektrike gjate kesaj periudhe ndihmoi ne teresi rritjen e eksporteve "Made in Albania".