E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha genjen per te mbijetuar

Kryetari socialist Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Berisha, i cili sipas tij eshte i detyruar te genjeje per te mbijetuar politikisht.

Rama kritikoi veprimet e fundit te kreut te qeverise, qe sipas tij nuk po reflekton, edhe pse ndodhet ne konflikt me te gjithe komponentet e shoqerise shqiptare, mediat, drejtesine, opoziten dhe se fundmi edhe komunitetin nderkombetar.

“Sali Berisha genjen per te njejten arsye qe ne te tjeret marrim fryme. Njerezit marrin fryme per te jetuar, Sali Berisha genjen per te mbijetuar. Une e kam kerkuar dhe rikerkuar doreheqjen e kryeministrit Sali Berisha bazuar ne koston shume te larte qe qeverisja e tij po i shkakton cdo familjeje shqiptare dhe Shqiperise ne syte e botes dhe bashkesise nderkombetare”, eshte shprehur Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›