Sistemi i drejtesise, Topi apel qeverise

Fjalimi i tij ne dukje parimor per reformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi, ishte plot mesazhe qe tingellojne si pergjigje te qarta per ekzekutivin shqiptar, qe kohet e fundit ka shenjestruar prokurorine dhe gjyqesorin.
“Kushtetuta - tha presidenti - percakton qarte parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve, por gjate praktikes jemi ndeshur si me problemet e vete sistemit per te ngjallur besim publik e optimizem, ashtu edhe me perpjekjet e politikes per te imponuar vendimmarrjen apo karrieren profesionale ne sistemin e drejtesise”.
“Per mendimin tim - tha Topi - edhe pse te shpjegueshme per nje shoqeri qe ndryshon dhe tranzicionin ne mentalitet e praktike, ne thelb, si njeri ashtu edhe tjetri fenomen kane qene e jane te gabuara”.
Duke numeruar faktoret qe konsolidojne demokracine, shtetin ligjor dhe ekonomine e tregut, presidenti renditi edhe “organizimin e nje sistemi gjyqesor te pavarur nga pushtetet e tjera apo nga influencat e cfaredolloji”.