Oborret që do rrisin gjelbërimin e Tiranës
REDI GJUZI
Pas 19 vitesh, Tirana do të ketë sërish një plan rregullues. Bashkia tregoi dje detajet e projektit, i pari pas atij të firmosur nga Adil Çarçani në vitin 1989. Kreu i Bashkisë, Edi Rama, gjatë prezantimit, tentoi të argumentonte se plani i ri do të sillte rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta në kryeqytet. Ai nënvizoi se, “duke krahasuar shifrat e vitit 2000 me ato të 2008-ës, shqiptarët kishin 3.1 metër katrorë gjelbërim, nga 4.3 që kanë në 2008-ën”. Në fakt, Edi Rama iu referuara banorëve të këtushëm si “shqiptarë” dhe jo si kryeqytetas. Dhe në një farë mënyre, po t’i drejtohesh shqiptarëve dhe jo tiranasve, shifra e tij do të kishte kuptim. Por është shumë e vështirë të pranohet logjikisht nga ata 100 apo 150 mijë kryeqytetas se Tirana do të ketë më shumë gjelbërim. Eshtë e pamundur të mendohet se kryeqyteti do të ketë më shumë hapësira të gjelbërta, kur në mes të Tiranës, pranë ish-kinema “Partizanit”, në vend të lulishteve të dikurshme po ndërtohen dy kulla të mëdha. Logjika e kreut të Bashkisë duhet t’i kalojë përfytyrimet e kryeqytetasve, po të kihet parasysh se prapa Pallatit të Kulturës, lulishtja aktuale, që u kthye në një gropë të zezë për më shumë se 15 vjet, nuk do të jetë më e tillë, por do të zëvendësohet, sipas planit të bashkisë, nga 3 kulla të tjera të larta. Eshtë akoma më e pamundur të imagjinohet që në zonën nga kompleksi “Dinamo” deri te Liqeni, do të ndërtohen mbi 15 kulla dhe si rezultat do të rritet hapësira e gjelbërt. Për “shqiptarët”, të cilëve iu drejtua Edi Rama, këto mund ta shtojnë gjelbërimin, por për ata që kanë kaluar fëmijërinë në këto lulishte do të jetë e pamundur. Por duket se kreut të Bashkisë nuk është se i interesojnë shumë këta të fundit. Në të kundërt, ai me një fjali të vetme tregoi se edhe kopshtet e shtëpive private të tyre nuk ishin aq të vlefshme për rritjen e gjelbërimit se ato të “shqiptarëve”. Duke folur për integrimin e zonave informale, ai bëri edhe një dallim tjetër. “Në të gjitha zonat informale vërtet ka rrugë të ngushta, por ka oborre të gjera dhe të gjitha ato oborre të gjera janë potencial për rritjen e përmasës së gjelbër”. Por kreu i Bashkisë duhet t’i shpjegojë kryeqytetasve pse shtëpitë në rrugicat e vjetra të Tiranës, që të çojnë në qendër, nuk e kishin barin dhe lulet e kopshtit të tyre të gjelbërta, ndërsa akoma të palegalizuarit i kanë? Dhe logjika e kundërt, pse lagjet e vjetra të Tiranës janë mbushur me betone të gjatë, kur oborret i shërbyekan kaq shumë shtimit të gjelbërimit? Sot Tirana është betonizuar, dhe nuk ka asnjë fjali, sado prekëse apo justifikuese të jetë, që të vërtetojë të kundërtën. Kryeqytetasit e dinë, se për fat të mirë kanë qenë këtu edhe kur kishte lulishte. Çdo metodë për të vërtetuar të kundërtën nuk mund të jetë bindëse. Sikundër është absurde teza tjetër e uljes së trafikut në vitin 2020. Eshtë e pamundur të besosh se do të ulet trafiku në Tiranë, kur përditë, në mes të saj ndërtohen pallate të reja. Si mund të zvogëlohet trafiku i makinave, kur shemben dy shtëpi private në mes të Tiranës me 4-5 familje dhe në vend të tyre ndërtohet një pallat me 30 apo 40 familje? Kreu i Bashkisë theksoi se në planin rregullues do të “krijohen hapësira publike, parqe, lulishte”, por deri më sot, pas 18 vitesh, asnjë kryeqytetas nuk di që Bashkia e Tiranës të ketë shpronësuar një ish-pronar, apo të ketë shembur një shtëpi, kundrejt shpërblimit, për të shtuar hapësirën e gjelbërt në kryeqytet. E kundërta ka ndodhur dhe po ndodh shpesh.
Ata kryeqytetas nuk dëgjuan nga Edi Rama dje të jepte ndonjë shpjegim për qendrën e Tiranës. Në fakt, kanë mbi 8 vjet që dëgjojnë, se ato pallate që shohin nuk janë ashtu si duken, por të gjelbërta. Dhe ka shumë mundësi që të mos i dëgjojnë kurrë këto shpjegime. Sepse ata dje ishin jashtë targetit të Ramës kur tha se, “krahasuar me Athinën, niveli këtu është shumë më i lartë, pasi një qytetar helen atje gëzon vetëm 1.9 metër katrorë gjelbërim”. Ndryshe nga shembulli që mori dje kreu i Bashkisë, kryeqytetasit në ëndrrat e tyre para 18 vitesh, do të donin ta krahasonin Tiranën e sotme me Romën, Berlinin, Londrën apo Parisin, ku dhe kryetari i Bashkisë emigroi në kohë të vështira. Kryeqytetasit me këto kryeqytete i kanë ndërtuar ëndrrat, dhe atje kanë emigruar. Prandaj ato ishin jashtë targetit të Ramës, në fjalimin e tij të djeshëm. “Shqiptarët” e tjerë, të cilëve iu referuara Rama, mund të joshen me krahasimin. Dhe ky nuk është faji i tyre, ata nuk e dinë akoma që oborri që kanë para shtëpisë do të shërbejë për pastrimin e ajrit dhe rritjen e gjelbërimit në kryeqytet.