Harta e çmimeve të trojeve do të rishikohet
15/10/2009 Deklarata
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se agjentët tatimorë në të gjithë vendin do të nisin hetimin e çmimeve të tregut dhe harta e çmimeve do të dalë pikërisht mbi bazën e hetimit serioz dhe me përgjegjësi të plotë. Kreu i qeverisë kërkoi nga ministri i Drejtësisë Bujar Nishani dhe ai i Financave Ritvan Bode të nisin procesin e rishqyrtimit të hartës së çmimit të tokave. Ai ka kërkuar prej tyre që të dërgojnë urgjentisht në qeveri hartën e çmimeve të trojeve. “Do të sillet urgjentisht harta e çmimeve dhe zoti ministër i Financave agjentët tatimorë në mbarë Shqipërinë do të ndërmarrin hetimin e çmimeve të tregut dhe harta e çmimeve do të dalë mbi bazën e hetimit serioz dhe me përgjegjësi të plotë”, - ka deklaruar Berisha. Ai ka bërë me dije se në disa rrethe çmimi real i tokës është shumë herë më i ulët në krahasim me çmimin e përcaktuar nga qeveria. Kryeministri urdhëroi që organi tatimor të bëjë një hetim periodik të çmimeve të tregut, mbi bazën e të cilit do të përcaktohet edhe harta e çmimit të tokës. “Garantoj se, për fat jo të mirë, kemi ende rrethe që toka nuk shitet as edhe një euro. Le të shkojë kushdo të gjejë se sa është tregu i tokës në një sërë rrethesh dhe po të shohë hartat tona, ato janë stratosferike. Çështja e çmimeve të tregut nuk mund të bëhet pengesë as për investimet dhe as për tregun e tokës. Ky do të jetë një hetim periodik. Do të vendoset një rregull, që organi tatimor të bëjë hetimin e tyre dhe mbi bazën e tyre do të përcaktohet harta, pasi ajo lëviz. Sot çmimet mund të jenë më të ulëta, nesër rriten dhe ne do t’i rritim. Ne duhet të kemi një mekanizëm për çmimin e tokës të përafërt me bursën, çka nuk e kemi ende”, - theksoi ai.
Kryeministri kërkoi nga Ministra e Drejtësisë që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë të paraqesë ligjin, me anë të cilit synohet vënia në mbrojtje të investimeve. Sipas tij, investitorët duan mbrojtje absolute. “Investitorët duan mbrojtje absolute, ai e merr pronën me dokumente të rregullta, atëherë është shteti shqiptar që i del zot atij. Nuk ka asnjë njeri që ta shqetësojë më. Midis shtetit, palëve në kundërshti me njëra-tjetrën vazhdon të zgjidhet çështja. Shteti i ka të gjitha mundësitë për zgjidhur problemin. Por nuk mund të pengohet investimi”, - ka deklaruar shefi i ekzekutivit. Ai kërkoi që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë të paraqitet ligji, që investitori i huaj ose vendas që ka blerë pronën mbi bazën e dokumenteve të rregullta shtetërore, të miratuara në përputhje me ligjet e vendit, pas aktit të blerjes, prona është e tij dhe do të bëjë të gjitha ndërtimet. “Për çdo parregullsi tjetër do të jetë çështje midis palëve dhe shteti në mes, sepse po krijohet grupi i ri i falsifikatorëve dhe gjobëvënësve të investitorëve, të cilët, sapo investitori fillon të zhvillojë parcelën, shkojnë në gjykatë, sigurojnë një masë sigurie, e cila duhet të hiqet nga lista e masave të sigurisë, dhe më pas vazhdojnë gjobën: ‘Më jep 50 mijë euro me avokatin, që unë të tërhiqem nga gjykata’”, - deklaroi Kryeministri Berisha.