Bekam: Milan, më prit!
“U bë, gjithmonë kam thënë se do të kthehesha nëse do të doja. Milani tha se më ka dashur që në momentin që u riktheva në Amerikë”. Kjo është deklarata e Dejvid Bekam menjëherë pas ndeshjes midis Anglisë dhe Bjellorusisë, e përfunduar 3-0 në favor të “Tre luanëve”.
“Është punë e mbaruar me 95% - shtoi ai,- prandaj nuk shoh asnjë mundësi pse kjo të mos ndodhë”. Në fakt, edhe deklaratat e ditëve të mëparshme të drejtuesve të Los Anxhelos Galaksi ishin mëse të qarta: “Duam të arrijmë në një marrëveshje me Milanin. Do ta bëjmë për të mirën e tij dhe tonën. Kemi punuar gjatë këtyre javëve dhe nuk duam të ketë keqkuptime”.
Këto deklarata u ndoqën nga ato të Adriano Galianit: “Ka shumë mundësi që Bekami të vijë tek Milani në formë huazimi deri në fund të qershorit të vitit tjetër, por asgjë nuk është e përfunduar, përderisa ende nuk është hedhur firma”.
Me këtë eksperiencë, e dyta tek Milani, Bekam plotëson dëshirën e Fabio Kapelos, i cili pati deklaruar se do ta grumbullojë mesfushorin në Kombëtare për Botërorin e vitit 2010, vetëm nëse ky i fundit do të luajë në një skuadër europiane.
Midis të tjerash, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Bjellorusisë, Kapelo ka lëshuar edhe një batutë në lidhje me “Spice Boy”. Bekam u shpall “lojtari i ndeshjes” dhe trajneri i Anglisë u shpreh: “Është pak a shumë njëlloj me Obamën, që fitoi çmimin “Nobel” pas vetëm dhjetë muajsh në krye të “Shtëpisë së bardhë”. U habita që Bekam u nominua si “lojtari i ndeshjes” duke luajtur vetëm gjysmë ore”.