Gjirokastër, digjen 1.3 ton hashash e 18 kg heroine
Gjirokastër- Për dy vite në Qarkun e Gjirokastrës janë kapur mbi 1 ton mariuanë dhe 18 kg heroinë. Sot policia vendosi t’i asgjësojë. Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe ekspertët e Kriminalistikës në prani të medias kanë asgjësuar provat e 6 vendimeve penale. Droga që u eliminua sot iu ishte kapur shtetasve të proceduar në cilësinë e provës materiale.
Zëdhënësi i policisë së Qarkut Gjirokastër bëri të ditur se janë djegur 1346 kilogramë Mariuanë dhe 18 kilogramë Heroinë. Asgjësimi u krye në vendin e quajtur Virua pranë qytetit të Gjirokastrës. Kjo drogë ishte kapur gjatë aksioneve që Drejtoria e Policisë së Qarkut ka zhvilluar nga viti 2005 deri në 2007. Lënda narkotike ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe ruhej në ambjentet e Drejtorisë së Policisë.
Asgjësimi u krye në bazë të urdhrit të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Tetë persona vuajnë tshmë dënimin pasi janë kapur me drogën e lartpërmendur. Natyrisht në kohë dhe sasi të ndryshme. Përsa i përket lëndës narkotike që gjendet aktualisht në komisariat, policia njofton se do të bëhet asgjësimi pasi gjykata të shprehet me vendim të formës së prerë.