Shkodër, 3 të plagosur rëndë në aksidente
Shkodër-Dy aksidente të ndodhura sot në qytetin e Shkodrës kanë për pasojë tre persona në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Rreth orës 16.00 në rrugën Bushat-Shkodër një motorr ka dalë nga rruga. Dy shtetasit që po udhëtonin në të kanë mbetur të plagosur. Urim Murqi 34 vjeç edhe Bashkim Serancaku 40-vjeç, ky i fundit është nisur menjëherë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ndërkohë, po sot është aksidentuar edhe një shtetas rreth 60- vjeç, banues në Shkodër. Fiqiret Zaganjori është përplasur nga një makine, ndërsa i ka prerë rrugën asaj. Zaganjori ka marrë plagë të shumta në kokë dhe është dërguar në urgjencën e Spitalit të Shkodrës nga vete drejtuesi i mjetit. Sipas bluzave të bardha, 60-vjeçari është shtruar në reanimacion, pasi gjendja e tij paraqitet kritike për jetën. Ndërkaq bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Shkodrës.