E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafka e gjetur, zbulohet identiteti i viktimës

Sarandë - Kafka e gjetur dje nga fëmijët në contenierët e plehrave dyshohet të jetë e viktimës, Zihni Myderizi. Këto janë të dhënat e para që jep policia e Sarandës pasi ka vërtetuar fillimisht se bëhet fjalë për një kokë njeriu. “Nga analizat laboratorike të kryera nga sektori i Kriminalistikës rezulton se kakfka është e një koke njeriu që është shkëputur nga trupi me mjete  të mprehta”. Kështu bëri të ditur sot policia.

Gjithë dyshimet përqendrohen tek ngjarja e Konispolit e ndodhur në vitin 2005, ku Zihni Myderizi është ekzekutuar në vendin e quajtur Vasilikua. Më 5 tetor të 2005-ës, në rrethana ende të paditura  është gjetur trupi i hedhur në një kanal. Trupi u gjet nga vajza e tij që vajti për ti cuar drekën. Ndërkohë që koka e viktimës nuk u gjet në atë kohë. Sot policia hedh dyshime të forta se kafka i përket pikërisht këtij trupi.

Zbulimi i autorit të kësaj ngjarje mbetet enigmë. Është premtuar vazhdimisht nga shefat e komisariteve të tre viteve ëtë fundit në Sarandë, por deri tani s'është bërë asgjë. Dosja hetimore është e hapur, mbetet të identifikohet autori i krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›