Gjirokaster droge drejt Tiranes dy ne kerkim
Dy vetë janë shpallur në kërkim, ndërsa policia e Gjirokastrës si rezultat i operacionit të koduar “Ndjekia” mundi të bllokojë mjetin me rreth 300 kg mariunë në Dhemblane të Tepelenës. Ka mjaftuar një informacion në rrugë operative se në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë automjeti tip fuoristradë me targa gjermane STA 04314, po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të Tiranës, që forcat e policisë të hidheshin në aksion. Por jeta e njerëzve të policisë është vënë në rrezik kur automjeti ka vazhduar të ecë me shpejtësi mes për mes postobllokut të ngritur tek “Uji i ftohtë”. Ndjekja ka vazhduar përgjatë rrugeve rurale e fushave të asaj zone, derisa autorët, njeri nga Fieri dhe tjetri nga Lazarati kanë braktisur mjetin e tyre në disa shkurre. Vetë transportuesit e drogës janë larguar nëpërmjet një përroi në Salari. Nga kontrolli i ushtruar në automjet rezultoi se ai ishte pa sedilje të pasme dhe në dysheme kishte disa pako me lëndë narkotike. Në mes shkurreve u gjetën dhe u sekuestruan 150 pako me lëndë narkotike mariuanë si dhe 10 thashë plasmasi dhe rrjete, të mëdhenj të mbushur me lëndë narkotike mariuanë , e paketuar në pako 10 kilogramshe, gjithsej rreth 300 kilogramë mariuanë . Në mes të pakove me mariuanë të presuar u gjet edhe nja pako që peshonte 3 kilogramë me lëndën narkotike të përpunuar dhe bërë në formën e çokollatës.