E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit në selinë e PS-së

Nje perfaqesi e ish te perndjekurve politike se bashku me kreun e sindikatave Gezim Kalane ishin per disa ore ne seline e Partise Socialiste ne nje takim me kryesocialistin Edi Rama. Ata kerkuan mbeshtetjen e socialisteve per ligjin e 20 shkurtit, diten kur u rrezua busti i Enver Hoxhes ne 1991.

"Jemi ketu bashke me perfaqesues te te perndjekurve politike per daten 20 shkurt, per te pershkruar realitetin historik te kesaj date sepse nuk jemi dakord me ligjin qe ka miratuar parlamenti shqiptar ne te cilat perjashtohet kontributi i bashkimit te sindikatave te pavarura, dhe forcave te tjera dhe popullit te Tiranes, se data 20 shkurt eshte data historike qe ndan Shqiperine nga e kaluara komuniste, rrezimi i diktatorit", tha Gezim Kalaja, Presidenti i Konfederates se Sindikatave te pavarura.

Ne historine rreth 20 vjecare te Partise Socialiste, ky mund te jete nje nga kontaktet e rralla te ish te perndjekurve ne seline roze. Ne programin e ri socialistet perfshijne ne interesin e tyre edhe ne ceshtjen e ish te perndjekurve dhe ish pronareve, ndersa vetecilesohen nje parti e qendres se majte dhe liberale. Aleatet e tyre te djathte Ngjela dhe Ndoka jane optimiste per momentin.

"Shume e mire eshte, po pozicionohet me shume drejt qendres, vendi eshte ne krize", thote Spartak Ngjela, kryetar i Partise Ligj dhe Drejtesi.

"Eshte dicka interesante, eshte nje domosdoshmeri per momentin, jo thjesht demagogji elektorale, por dicka krejt programore dhe e domosdoshme", u shpreh Nard Ndoka, kryetar i PDK-se.

Por vete zyrtaret socialiste jane te paqarte mbi ndryshimet ne identitetin e partise se tyre. "Vazhdoni te jeni ne tymnajen e gazetave, Partia Socialiste e Shqiperise vazhdon te jete nje parti e majte", thote Blendi Klosi, sekretar organizativ. Emertimi i Partise Socialiste si e qendres se majte dhe liberale u kundershtua nga nje pjese e mire e zyrtareve socialiste edhe ne kongresin e fundit.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›