E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, dy vëllezër marrin peng një shtetas, një arrestohet nga policia

Një person është arrestuar, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë rrëmbyer një shtetas. Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër dhe në prangat e uniformave blu ka rënë 21-vjeçari Proletar Hallaci.

Sipas burimeve nga policia, personi me inicialet S.K. është rrëmbyer me forcë dhe më pas është mbajtur peng nga dy vëllezër në Lazarat. Pas marrjes së informacioneve, uniformat blu kanë arrestuar njërin prej vëllezërve në ditën e djeshme, ndërsa autori tjetër është shpallur në kërkim. Sipas burimeve të policisë, dy vëllezërit në mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Grihot” të rrethit Gjirokastër, kanë marrë peng me forcë S.K. Personi është mbajtur peng për të paktën dy orë, nisur nga një konflikt për motive të dobëta. Më pas, ai ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin, nga ku është kryer arrestimi i 21-vjeçarit. Po punohet për kapjen e autorit tjetër të kësaj pengmarrjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›